ARKATANA

Ymeri: Çfarë ndodhi me Jasharët? – Kurti e ka për obligim t’iu tregojë qytetarëve

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Analisti Visar Ymeri ka kërkuar përgjegjësi nga kryeministri Albin Kurti për përfshirjen e familjes Jashari në “lojën” për postin e presidentit.

Sipas Ymerit, Kurti duhet t’iu tregojë qytetarëve se a ka pasur diskutime, kush e ka propozuar emrin e tyre e ka pasur marrëveshje apo jo.

I ftuar në emsionin VV Show, Ymeri e ka kritikuar Kurtin për përfshirjen e familjes Jashari në skenën politike.

Ai ka thënë se Kurti ua ka borxh qytetarëve një sqarim rreth përfshirjes së Jasharëve në skenën politike.

Uji Dea

“Albin Kurti ia ka borxh qytetarëve të Republikës së Kosovës t’iu tregojë se çka ndodhi me familjen Jasahri, kush e ka propozuar emrin e tyre, a ka pasur diskutime për këtë punë apo jo, a e ke pasur përnime dhe nëse po pse nuk u realizua kjo. Kush ka qenë problemi, tek ata apo ju vetëm keni tentuar. Le të del dhe të thotë se unë nuk dashta, nuk mundesh me e futë familjen Jashari e në fund ata me thonë se nuk jemi të interesuar dhe kjo temë me u mbyllë”, ka thënë mes të tjerash Ymeri.

Ymeri ka vlerësuar lartë edhe deklarimin e Murat Jasharit, për të cilin tha se ka vendosur një parim absolut të kësaj familje në raport me politikën.

“Deklarimi i Murat Jasharit e vendos pozicionin e familjes Jashari në raport me politikën në nivel të parimit absolut, pas këtij deklarimi nuk ka mundësi me u bo dikush pa thënë se nuk pajtohem me atë qëndrim. Murat Jashari tha se nuk bënë mu bo pjesë e politikës për arsye se familja Jashari si vlerë e si sakrificë i takon gjithë Kosovës dhe qytetarëve të saj. Kjo është një deklaratë e guximshme dhe e dobishme”, ka thënë Ymeri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.