Mobi Casa

Ylli shqiptar i Bayernit, tallet me mbrojtjen kundërshtare

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ylli Sallahi është edhe një supertalent me origjinë kosovare, i lindur në Kapfenberg të Austrisë, që po shkëlqen me paraqitjet e tija. Talenti i tij u zbulua nga zyrtarët e Bayern Munichut në vitin 2011, kur u transferua nga klubi Kapfenberger SV.

Në dy vitet e fundit, mbrojtësi i krahut majtë ka luajtur me ekipin e dytë të klubit bavarez, ndërsa në prill të këtij viti, ai debutoi për gjigantët bavarez në ndeshjen kundër Augsburgut, transmeton Telegrafi.

ARKATANA

Në mediat gjermane ai sërish zuri hapësirë, pas një takimi me SpVgg Garching, duke na dhuruar disa sekonda magji.

Së pari, ai shëtiti dy lojtarë të ekipit rival, dhe kur të gjithë priten që të shënojë gol, ai bëri edhe një veprim duke zvarritur portierin edhe një mbrojtës, pastaj me gjakftohtësi shënoi gol. /Telegrafi/