Fundamenti

YAC bashkëpunon në projektin “Nuk ka demokraci me një gjini”

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Qendra e Aktivizimit të Rinisë (Youth Activism Center – YAC) dhe Organizata Rinore “Change” kanë bashkëpunuar me OJQ “Merita” në projektin ‘Nuk ka demokraci me një gjini’.

Projekti ka të bëjë me lirinë e të votuarit të gruas. Blerita Korça, sekretare e përgjithshme e YAC-se, deklaroi se gruaja duhet të vendos për vete dhe të ndikojë politikisht në zgjedhje.

“Gruaja është ajo që lind çdo votues, andaj si e tillë, gjithmonë ka të drejtë të vendos vete”, tha Korça.

Ajo foli edhe për parregullsitë në zgjedhje ku i mohohet liria e të votuarit të gruas.

Uji Dea

“Nga përvojat e mëhershme, kemi parë se në shumë vendvotime, e sidomos nëpër fshatra, ekziston fenomeni i ashtuquajtur “Votim familjar”. Kjo nënkupton që burri i shtëpisë, pos për votën e tij, vendos edhe për votën e gruas së tij e më gjerë” shtoi Korça.

Në fund, ajo i bëri apel të gjithë kryefamiljarëve dhe gjithë votuesve t’i lënë të lirë “gjininë e butë” të vendosin vetë.

“Shpresoj që në këto zgjedhje të mos përsëriten parregullsi të tilla, dhe i bëj thirrje të gjithëve që mos t’i bëjnë presion femrave gjatë votimit. Shpresoj që edhe projekti “Voto dhe Vëzhgo” do ta luaj rolin e vet për të ndikuar edhe në këtë temë”, përfundoi Korça.

Projekti ‘Nuk ka demokraci me një gjini’ është realizuar nga OJQ “Merita” në bashkëpunim me Qendrën e Aktivizimit të Rinisë (YAC) dhe Organizatës Rinore “Change”./rajonipress/