Uji Dea

“Xixat e Flakës” i jep hijeshi “Flakës..”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Manifestimi Shumëkulturor „Flaka e Janarit 2014“, i cili mbahet në nderim të jetës dhe veprës së dëshmorëve të rënë në janarët e kuq të lirisë, ka vazhduar me të vegjlit, me Koncertin e Muzikës për Fëmijë të titulluar „Xixat e Flakës”, në të cilin kanë interpretuar dhjeta këngëtarë të vegjël, në koncertin e realizuar nga „Lyra“, të mbështetur nga Komuna e Gjilanit dhe drejtoria për Kulturë, Rini e Sport.

Udhëheqësi artistik i koncertit ishte Kushtrim Jakupi e udhëheqëse e korit Albina Jakupi, kurse moderatorja Anila Aliu ka prezantuar pesëmbëdhjetë solistët pjesëmarrës në koncert, i cili ka nisur me një këngë kushtuar martirëve të lirisë, të kënduar nga Elona Sadiku, e interpretuar „live“ për të vazhduar më pas me këngëtarët e tjerë të vegjël: Ibadete Arifi – „Rrjedh në këngë e ligjërime“, Enes dhe Rinas Hajdari – „Të këndojmë së bashku“, Lior Hajdari – „këngë për gjyshin“, Ines Bucolli – „Për babin tim“, Alina Shehu – „Treni“, Arlind Lamaxhema – „Shkruaj për Kosovën“, Egla Qerimi – „Gjyshi“, Olsa dhe Olti Ajeti – „Bendi i jonë“, Eriola Salihu – „1 qershori“, Triola Jakupi „Rita Ora dhe unë“, Arba dhe Blin Bicurri – „100 vjet pavarësi“, Olti Shaqiri – „Bred Piti“, Elda Bunjaku, Vjollca Osmani dhe Era Mustafa – „Super star“ dhe Ejona Gjinolli dhe Albina Jakupi – „Xhamadani vija vija“.

Eco Higjiena

Ky koncert është pëlqyer shumë nga të vegjlit dhe i ka dhënë hijeshi manifestimit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.