ARKATANA

Xhevrie Osmani fiton një ulëse në Parlamentin e Kantonit të Gjenevës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Edhe politikania shqiptare, Xhevrie Osmani ka fituar një mandat si deputete në Parlamentin e Kantonit të Gjenevës (Këshilli i Madh i Kantonit) në zgjedhjet e 2 prillit 2023 në këtë kanton zviceran.

Duke qenë politikania e dytë me rrënjë shqiptare që ka fituar ulëse në Kuvendin e Kantonit, pas Leonard Feratit, meritor për këtë mbase janë bashkatdhetarët, e të cilët i kanë dhënë përkrahje në garën elektorale kandidatëve me emra shqiptarë, njofton Albinfo.ch.

Xhevrie Osmani është me rrënjë nga Gjilani i Kosovës, migroi së bashku me prindërit e saj në Gjenevë të Zvicrës,qysh si fëmijë.

Ajo,në këtë qytet të njohur të diplomacisë ndërkombëtare përfundoi me sukses të gjitha nivelet e shkollimit.

ARKATANA

Përkushtimi i saj në punë u kurorëzua me diplomim në Fakultetin e Shkencave Politike të Universitetit shtetëror të Gjenevës.

Osmani, edhe pse e re në moshë është me përvojë në politikë. Ajo vlerësohet të ketë qenë e suksesshme si këshilltare në komunën Meyrin të Gjenevës.

Me kusht që t’i avansojë edhe më tutje dijet ajo, bënë edhe studime shtesë në Fakultetin e Drejtësisë dhe Shkencave Kriminale dhe Administrative,pranë Universitetit Publik të Lozanës, gjegjësisht atij të Bernës, shkruan albinfo.ch.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.