UBT

Xhemajli: PDK-ja, e pamposhtur në Anamoravë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryetari i Degës së PDK-së në Viti, Daut Xhemajli, është shprehur i bindur në fitoren e PDK-së në këtë komunë. Pavarësisht problemeve me të cilat është ballafaquar PDK-ja në Viti, Xhemajli ka thënë se kjo parti do ta rikthejë qeverisjen në këtë komunë.

“PDK-ja nuk them se do ta ruajë, por do ta rikthejë qeverisjen në Komunën e Vitisë. Kjo qeverisje nuk ishte e PDK-së. Mund të ishte e gjithkujt, por jo e PDK-së. Kjo qeverisje në komunën tonë është modeli se si nuk duhet të qeveriset komuna. Komunës së Vitisë i duhet qeverisja nga PDK-ja”, ka thënë Xhemajli në këtë intervistë për “Epokën e re”.

Mobi Casa

Ai ka vlerësuar se PDK-ja në Anamoravë është e pamposhtur. “I njoh mjaft mirë të gjitha subjektet politike dhe fuqinë e tyre organizative e elektorale. Kështu që, konsideroj se PDK-ja në Anamoravë është e pamposhtur”, është shprehur Xhemajli, duke mos e përjashtuar mundësinë të jetë kandidat i PDK-së për kryetar të Vitisë. “Besoj se mund të jem në krye të ekipit për qeverisje të mirë. Ky ekip mund ta rikthejë gjendjen në normalitet në Komunën e Vitisë dhe sigurimin e perspektivës zhvillimore”, ka deklaruar Xhemajli. /Indeksonline/