Xhemaili e Behrami drejt Milanos
Afati kalimtar i verës po afrohet, derisa zërat po shtohen rreth largimit të Valon Behramit e Blerim Xhemailit nga Napoli.
Mediat italiane vazhdojnë ta paralajmërojnë ndarjen e napolitanëve me dy futbollistëve shqiptarë, për të cilët raportohet se janë të interesuara shumë klubet italiane dhe evropiane.
Të dy reprezentuesit e Zvicrës pritet që karrierën ta vazhdojnë në qytetin e modës, në Milano, por miqësinë e tyre mund ta zbehin dy rivalët e të njëjtit qytet, Milani dhe Interi.
Kjo pasi ‘Rossonerët’ janë të interesuar për t’i siguruar shërbimet e Xhemailit, ndërsa Interi vazhdon të insistoi në Behramin. Gjithnjë sipas medieve, dy klubet e Milanos, sipas të gjitha gjasave, do t’i ndajnë dy futbollistët shqiptarë, për të cilët moti janë të interesuara. /Zëri/