RCCOLA

Xhemaili, drejt Bundesligës

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Mesfushori Blerim Xhemaili pas përfundimit të kampionatit botëror “Brazili 2014” pritet të ndërrojë skuadrën. Mesfushori i Napolit karrierën pritet ta vazhdojë në Gjermani, kanë raportuar të hënën mediumet italiane.

“Napoli do të ketë një skuadër tjetër, pasi gjatë verës mund t’i largohen shumë lojtarë. Një nga lojtarët është edhe Blerim Xhemaili, i cili dëshiron të luajë çdo ndeshje nga minuta e parë. E ardhmja e tij pas Kupës së Botës do të ndryshojë. Interesimi për Xhemailin është shumë i madh nga jashtë Italisë, veçanërisht nga Gjermania. Xhemaili dëshiron që të ketë hapësirën e tij për çdo ndeshje”, shkruan “calciomercatonews.com.

Eco Higjiena

Xhemaili 27-vjeçar këtë edicion me fanellën e Napolit ka shënuar 5 gola dhe ka asistuar katër herë në 20 paraqitje. Me Napolin ka kontratë deri në qershor të vitit 2015.