Uji Dea

Xhelili: Servilizmi i deputetëve nga Anamorava

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Është një fakt i pamohueshëm dhe tepër shqetësues për statusin e deputetëve të Anamoravës, të cilët rreth 70 për qind e tyre, janë servilë ndaj liderëve të tyre. Ata, mjerisht, janë vegla të shefave të tyre, për shkak bagazhit të dyshimtë politik dhe frikës permanente të veprimeve sekrete, duke u bërë qengja të butë, pasivë dhe të heshtur si pula të lagura ka shkruar Selver Xhelili.

Postimi i plotë:
Kjo sjellje e tyre mjerane karshi legjislativit dhe votës së qytetarit, ka bërë që Kuvendi, organi me i lartë në shkallë republike, të jetë jo stabil, joefikas dhe jo përgjegjës për kërkesat e shumta të qytetarisë së Anamoravës.

Nuk është aspak e drejtë, e ndershme dhe qytetëruese, që Anamorava një hambar i votave elektorale të partive, të trajtohet kësisoj, nga legjislativi shtetëror, duke lënë të anashkaluar veprimtarët politikë të kësaj ane nga komisionet, trupat punues të Kuvendit, ndarja e buxhetit dhe resurseve të tjera, të cilat e kanë e sjellë këtë pjesë të republikës përballë një kolapsi ekonomik dhe para nja ngërçi politik.

Uji Dea

Duke i patur parasysh këto dukuri negative, është momenti i fundit i sinjalizimit të kambanës, që të alarmojë deputetët e Anamoravës ta ngritin zërin e arsyes, të shfaqin guxim dhe intelektualizëm për t’i ndryshuar gjërat sa nuk është bërë vonë.

Anamorava jonë e dashur dhe krenare, ka nevojë për deputetë gardianë, të vendosur e këmbëngulës në tavolinat e vendimmarrjes, e jo për deputetë servilë, frikacakë, pa dinjitet e qyqarë, të cilët për shkak origjinës së tyre të dyshimtë partiake, janë bërë hendikep i përfaqësimit të dobët.
Meqenëse vota është çelësi i ndryshimeve, reformave dhe përparimeve, deputetët e Anamoravës, duhet t’i dalin zot asaj dhe të bëhen zëri kumbues, për ta luftuar servilizmin, nepotizmin dhe korrupsionin, kancerin e shoqërisë politike shqiptare të kësaj pjese të Republikës sonë martire.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.