RCCOLA

Xhelili: Jemi në vëzhgim për të mirën e qytetarëve dhe bizneseve

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Drejtoria e Inspeksionit në Gjilan sot ka nisur aksionin për verifikimin e çmimeve nëpër biznese të ndryshme ushqimore, në shërbim të mbrojtjes së konsumatorit dhe bizneseve gjilanase.

Me këtë rast Drejtori i kësaj Drejtorie, Selver Xhelili ka thënë se inspektorët e Komunës së Gjilanit do të jenë në vëzhgim për çdo ditë.

Mobi Casa

“Aksioni për verifikimin e çmimeve në bizneset ushqimore ka nisur sot, ndërsa do të vazhdoj edhe në ditët në vijim. Ne jemi në vëzhgim për çdo ditë. Qëllimi ynë është mbrojtja e konsumatorit por edhe e biznesit në të njëjtën kohë. Në asnjë moment nuk do të ndalemi. Personalisht që nga marrja e përgjegjësive jam në terren, edhe sot, por edhe çdo ditë tjetër do t’i shoqëroj inspektorët gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Respektimi i ligjit është parimi i parë në të cilin ne bazohemi. Ligji është i barabartë për të gjithë, andaj ta respektojmë ligjin”, ka thënë ndër të tjerash drejtori Xhelili, duke thënë se secila fushë që është kompetencë e mbikëqyrjes nga drejtoria që ai udhëheq, tash e tutje është nën vëzhgim intensiv.

“Rendi dhe rregulli duhet të vihen në këtë qytet. Sot janë dhënë disa vërejtje për disa biznese, por janë shqiptuar edhe dënime. Nuk duam dëmtimin e askujt, por po veprojmë sot që të mos dëmtohet askush në asnjë moment”, ka thënë më tutje ai, duke lënë të kuptohet se prezenca e inspektorëve do të jetë në secilën pjesë të qytetit dhe për çdo ditë./rajonipress/