Xhelili: Do të punoj për të përmbushur premtimin tim dhe për të punuar me përkushtim për t’i shërbyer të gjithë qytetarëve pa dallim
Gjilan – Synimi ynë është të përfaqësojmë me besnikëri të plotë interesat e qytetarëve në Kuvendin e Kosovës, në një mënyrë dinjitoze dhe profesionale ka shkruar Selver Xhelili.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë të vendit tim, Gjilanit, po ashtu të gjithë ju qytetarët e Republikës së Kosovës, ju falënderoj për besimin që më keni dhënë.
Falënderoj degën e PDK-së, dega në Gjilan, për nominimin për kandidaturën për deputet në Kuvendin e Kosovës. Jam i nderuar që, bashkë me kolegët e mi të nominuar, do të punojmë për të sjellë një përfaqësim të denjë për qytetarët tanë dhe për ta kthyer degën e PDK-së në Gjilan aty ku i takon, në vendin e merituar.
Do të punoj për të përmbushur premtimin tim dhe për të punuar me përkushtim për t’i shërbyer të gjithë qytetarëve pa dallim. Synimi ynë është të përfaqësojmë me besnikëri të plotë interesat e qytetarëve në Kuvendin e Kosovës, në një mënyrë dinjitoze dhe profesionale.
Një falënderim i veçantë shkon për kryetarin e PDK-së, dega në Gjilan, për përfaqësimin e zërit më opozitar në Gjilan, si dhe për unifikimin e forcave për të ecur së bashku drejt fitores, së pari për Kosovën dhe pastaj për Gjilanin. Na priftë e mbara, bashkërisht.
Faleminderit!