Eko Higjiena

Xhavit Haliti: Avniut mund t’ia ketë kërkuar Kurti të mos e vazhdojë seancën, çdonjëri mund të përdoret nga partia e vet

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Thirrja e partive politike për një takim konsultativ dhe më pas ndërprerja e seancës pas mosarritjes së një konsensusi duke mos hedhur fare në votim raportin për verifikimin mandateve, ngjalli diskutimet nëse drejtimi i seancës së djeshme nga kryesuesi Avni Dehari u bë në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit dhe legjislacionin në fuqi.

Por ish-nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti, vlerëson se veprimet e kryesuesit të seancës ishin brenda kompetencave të tij, por shton se shtyrja e seancës mund të jetë bërë me kërkesë të Albin Kurtit. Sipas tij, situata që po zhvillohet në Kuvend është një betejë mes partive politike.

Uji Dea

“Kompetencat e kryesuesit janë me drejtua seancën deri në zgjedhje e kryesisë së kuvendit. Tani ne betejën që është duke u zhvilluar në Kuvend janë në shprehje interesat e pozitës dhe partive opozitare të cilët janë në një betejë kush të fitojë edhe kjo është një betejë politike dhe s’ka të bëjë me kushtetutshmërinë dhe as në shkelje ligjore. Avniu asnjë kompetencë tjetër nuk ka përveçse ta qes në votim dhe tua jep fjalën të ngarkuarve për të fol në emër të grupeve parlamentare të tjerat janë çështje puro politike për të cilat po luftohet në Kuvend. Avniut do të mund t’ia ketë kërkuar VV ose Albini që të mos vazhdojë seancën. Sigurisht që çdonjëri mund të përdoret nga partia e vet edhe ne jemi përdorë… Detyrë e opozitës është me kritiku. Sidoqoftë, Avniu s’ka pasë asnjë kompetencë tjetër dhe e ka shty seancën. Ai ka kompetencat bllanko me e udhëheq seancën për dy çështje; me e qitë në votim, me nunërua votat, me konstatu votat, nëse s’i ka me kërkesë të palëve e shtyn seancën. Absolutisht nuk ka kurrfarë shkelje….Shtyrja është e domosdoshme kur s’ka kuorum. Në momentin që krijohen nga gjitha partitë për me votu kryesuesi duhet me qit në votim raportin”, tha Haliti për RTV21./

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.