FIDANISHTJA

Xharra: Turp politikës kosovare që vjen për t’i pajtuar një politikan i korruptuar si Meta

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeredaktorja e gazetës “Zëri”, Arbana Xharra, ka komentuar vizitën në Kosovë të kryeparlamentarit të Shqipërisë, Ilir Meta.Sipas Xharrës, Meta është personi i fundit i cili do të duhej të vinte por i fundit edhe që do ta dëgjoj dikush.

Kryeredaktorja e “Zërit” , ka thënë se Meta është një politikan i korruptuar dhe politikës kosovare duhet t’u vij turp që një politikan pa autoritet vjen t’i pajtoj ata.

“Politikës kosovare duhet t’i vijë turp që vjen për t’i pajtuar një politikan i korruptuar dhe i degraduar nga matanë kufirit. Ilir Meta një figurë pa autoritet politik, për shkak të përfshirjes së tij në afera korruptive dhe denigrimit si figurë politike që ka ( së fundmi edhe skandalin me CEZ), tash na u paska bërë edhe “pajtues” i politikës në Kosovë…Ai më së paku ka kredibilitet të tregojë se si ruhet shteti, sepse është sinonim i politikanit zhvatës e manipulantë”, ka shkruar Xharra.

Eco Higjiena

Xharra ka shtuar më tej, se Kosova nuk ka mbetur në dorë të Ilir Metës dhe e tëra që ai mund të bëjë në Kosovë është ndonjë marrëveshje biznesi dhe asgjë më tepër.

“Kush je ti o zotni? A kush të vet ty? Ani përcjellë me truprojë e xhipa të zi, larg mediave, tu dashtë me “shpëtu Kosovën”, ta merr mendja që në dorë të Ilir Metës ky vend ka mbet. Pos naj marrëveshje biznesi më pare të shtetit keni mujtë me arritë, se për që t’i vet ty kush letrat harroje, a për që ke fije kredibiliteti!”, ka përfunduar Xharra./Zeri/