UBT - Regjistrohu

Deklarata e Rashiq për Asociacionin, Qeveria e Kosovës dhe “Lista e Studentëve” tregojnë pozicionet e tyre

Deklarata e Rashiq për Asociacionin, Qeveria e Kosovës dhe “Lista e Studentëve” tregojnë pozicionet e tyre

Qeveria e Kosovës kanë bërë të ditur pozicionin e tyre sa i përket Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, pasi ministri Nenad Rashiq në një intervistë për Gazetën Express ka thënë se sheh më shumë gatishmëri që Qeveria e Kosovës të lëviz drejt themelimit, pas ndryshimeve politike në Serbi dhe përmbysjes së Aleksander Vuçiqit pas 14 vitesh pushtet, shkruan Gazeta Express.

Nga Qeveria e Kosovës i kanë thënë REL-it se prioritet mbetet zbatimi i Marrëveshjes Bazike të Brukselit, së bashku me nënshkrimin e saj si garanci juridike për zbatim.

“Pozicioni i Qeverisë së Republikës së Kosovës është i qartë tash e sa kohë. Për ne është shumë më rëndësi zbatimi i Marrëveshjes Bazike të Brukselit, së bashku me nënshkrimin e asaj marrëveshjeje si garanci juridike për zbatim”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë.

United Hospital

Derisa nga “Lista e Studentëve” lidhur me këtë çështje kanë deklaruar se do të marrin qëndrim vetëm pas krijimit të Qeverisë së re dhe shqyrtimit të gjendjes së deritanishme.

“Këto janë çështje të rëndësishme për të cilat qeveria e re do të deklarohet vetëm pasi të jetë formuar dhe të ketë shqyrtuar dokumentet dhe gjendjen e deritanishme”, kanë thënë ata për REL.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.