Shqiptari Brajan Gruda shënon në Beograd ndaj Serbisë
Shqiptari i kombëtares së Gjermanisë ka shënuar gol ndaj Serbisë në Beograd.
Brajan Gruda ka gjetur golin në ndeshjen ndaj Serbisë, e cila po zhvillohet në kuadër të Ligës së Kombeve në Beograd.
Gruda ka shënuar një gol të bukur me këmbën e majtë, të cilin e shënoi në minutën e 50-të të ndeshjes.
Ky është debutimi i Grudës me fanellën e Gjermanisë, i cili më parë e përfaqësoi kombëtaren U21 gjermane.
Gjermania po fiton momentalisht 3-0 ndaj serbëve, me një autogol nga Srdjan Babic që i dha epërsinë e hershme gjermanëve në minutën e tretë, teksa Florian Wirtz e dyfishoi epërsinë në minutën e 14-të.
Gruda luan te Leipzigu këtë sezon, si i huazuar nga Brightoni.
Brajan Gruda është me prejardhje shqiptare nga Shqipëria./GazetaExpress/

