Xhandarmëria serbe dhe paralajmërimet e Selver Lenjanit që kurrë nuk u morën parasysh nga institucionet qendrore

Gjilan – Askush më mirë dhe më argumentueshëm nuk e ka paraqitur hyrjen e xhandarmerisë serbe në territorin e Kosovës, se sa Selver Lenjani. Pothuajse çdo javë ai ka pasur paraqitje dhe paralajmërime për rrezikun që mund të vije nga xhandarmëria serbe. Selver Lenjani i ka shkruar letër publike çdo institucioni të rëndësishëm të Kosovës, po fatkeqësisht përherë është injoruar.
Paralajmërimet e Albin Kurtit për xhandarmërisë serbe nuk janë risi sepse ata pothuajse çdo muaj kanë tentuar të hyjnë në brendësi të territorit të Kosovës.
Është, Selver Lenjani ai i cili është kujdesur dhe ka paralajmëruar çdo institucion të mundshëm të Kosovës, duke filluar nga Vjosa Osmani për rrezikun që paraqet xhandarmëria serbe dhe për frikën që po e shkakton ajo në brezin kufitar.
Askush se ka marrë seriozisht reagimin e natyrshëm të Selver Lenjanit dhe askush se ka takuar në Prishtinë, për të dëgjuar për preokupimet dhe brengën e tij.
“Kam shkruar me qindra here dhe kam trokitur në çdo dyer të institucioneve të Kosovës. I vetmi ministër që e ka shkelur tokën e Karaqevës është Bejtush Gashi, i cili ka dalur në teren dhe e ka parë situatën. Vjosa, Albini e Glauku janë vetëm për foto dhe nuk kanë shkelur kurrë në brezin kufitar” tha Lenjani për rajonipress.
Lenjanit sërish nuk i trembet syri për këtë provokim të xhandarmerisë serbe.
“Jo nuk e kemi ndërmend mu frikësue sepse jemi në tokën tonë dhe jemi të mbështetur për muri. Tokat tona do t`i mbrojmë me çdo kusht e me çdo çmim” u shpreh Lenjani.
Lenjani thotë se reagimi i Albin Kurtit është qesharak sepse ata kanë hy në brendësi të territorit të Kosovës dhe kurrë s`ka reaguar, as Qeveria, e as Parlamenti e Presidenca./rajonipress/