Xhamia në lagjen “Dheu i bardhë” bëhet me salla leximi dhe edukimi

Gjilan – Në një tubim solemn që është mbajtur në xhaminë e lagjes “Dheu i bardhë” në mënyrë solemne janë hapur lokalet e sallës për mbledhje, takime, simpoziume dhe për mësim besimin islam njofton bashkëpunëtori jonë Islam Osmani.
Në këtë tubim solemn ka marrë pjesë edhe Kryetari i kuvendit të komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa, kryetari këshillit të Bashkësisë Islame të Gjilanit Mustafë Bajrami, kryetar e përfaqësues të degëve të partive politike të Gjilanit si Omer Daku, nënkryetar i KK, Arben Mehmeti – LDK, Ismajl Kurteshi – Vetëvendosje si dhe përfaqësues të institucioneve të komunës së Gjilanit.
Pasi i përshëndeti të pranishmit dhe u dëshiroi mirëseardhje imami i xhamisë “Ebu es Sulejme” Bashkim Bajrami ,i cili foli kryesisht për xhaminë e lagjes “Dheu i bardhë” ,duke potencuar rolin e rëndësinë që ka luajtur dhe edhe më tej luan ky kult fetar (ku adhurohet Allahu i madhërishëm) në edukimin dhe arsimimin e brezave të rinj.
Nga Xhamitë kanë dalur shumë dijetarë, krijues fetar, burra , trima e patriotë të mëdhenj të cilët kanë kontribuar me punën e tyre e besa edhe me jetën e tyre duke rënë dëshmorë (shehid) për këtë ditë ka thënë ai.
“Të gjitha këto të mira si sallën për takime-simpoziume pastaj klasën për edukim e arsimin islam dhe një lokal përcjellës i kemi ndërtuar-rregulluar falë aktivitetit të xhematit të lagjes “Dheu i Bardhë” dhe donatorëve e njerëzve me vullnet të mirë që na kanë ndihmuar si me mjete materiale poashtu edhe me punë vullnetare” theksoi dhe i falënderoi imami i xhamisë – Mulla Bashkimi, i cili theksoi se për ndërtimin e objektit të xhamisë në këtë lagje donator ishte Izet Abdullah es Sulejmi nga Arabia Saudite, i cili të gjitha investimet i kishte bërë në emër të sadakasë, në emër të babait të tij Abdullah es Sulejmit.
Edhe, Mustafë Bajrami kryetar i K.B.I. të Gjilanit theksoi se rregullimi i punëve të objekteve fetare- të lokaleve në kuadër të xhamisë merita e suksesi i takon imamit të kësaj xhamie Mulla ,Bashkim Bajrami, dhe xhematit e donatorëve që e kanë përkrahur , por sidomos merita qenësore është e imamit i cili vet ka zhvilluar aktivitet e organizim rreth ndërtimit dhe rregullimit të lokaleve që po i inaugurojmë ne sot.
Mustafa foli rreth një historiku të shkurtër të ekzistimit të xhamive –si kulte fetare . Rrjetin e përhapjes së islamit në botë që nga koha e Muhamedit alejhiselam e deri më sot.
Qemajl Mustafa ka lavdëruar komunitetin mysliman për rolin që ka lozur e po luan në shoqëri si dhe në shtetë ndërtimin e Kosovës – shtet demokratik. “Uroj për këto lokale shtesë që i keni krijuar(ndërtuar), me kontributin e gjithë juve-imamin Bashkimin dhe gjithë donatorët . Këto u japin mundësi për aktivitete, takime e bashkëpunim më të mirë e më të madh në të ardhmen. Kushtet e këtilla njëherit mundësojnë një edukim të mirëfilltë fetar e arsimor të fëmijëve tanë që nga ai parashkollor e deri tek ato universitar. Në këtë kontest edhe bashkësitë fetare, të cilit do komunitet qofshin ato , duhet të angazhohen si për arsimimin dhe edukimin fetar poashtu edhe në zhvillimin ekonomik të vendit” ka nënvizuar Mustafa.
Tubimin e ka përshëndetur edhe Omer Daku, Arben Mehmeti, Ismajl Kurteshi , Besim Guda, Ilaz Poroshtica, Nijazi Kolgeci, Zijadin Maliqi etj./rajonipress/