ARKATANA

Xhamia Dardania ndihmon 30 familje skamnore dhe jetim

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në prag të festës së Fitër Bajramit, Këshilli i Xhamisë së Dardanisë, xhemati bashkë me imamin e tij, dhe në koordinim me Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan, kanë organizuar një aktivitet human, duke grumbulluar 2200 euro, për të ndihmuar 30 familje skamnore dhe jetim.

Siç ka informuar imami i kësaj Xhamie, hafëz Shaban Murati, janë përzgjedh 30 familje skamnore dhe jetime, kuptohet me gjendje më të rëndë materiale, e të cilat do të ndihmohen me nga një pako ushqimore, e cila sipas hoxhë Shabanit, secila pako brenda saj përmban 18 lloje të artikujve të ndryshëm më elementar(në vlerë prej 40 eurove) si dhe 40 euro para të gatshme në zarf, që do të thotë se, secila pako ka vlerë prej 80 eurove.

Uji Dea

“Ketë herë nuk kemi shtruar iftar për mysafirë, mirëpo gatishmërinë e xhematit për të ndihmuar çfarëdo lloji aktiviteti, kësaj radhe e kemi zhvendos në një kah tjetër, duke dedikuar për shtresën e varfër, përkatësisht familjet skamnore dhe jetime. Të gjitha mjetet e grumbulluara janë tubuar nga xhemati i kësaj xhamie”, ka thënë Hafëz Shabani.

Xhamia e Dardanisë njihet si një nga xhamitë me hapësirë më të mëdha në rajon, me pastërti të nivelit të lartë dhe më funksionale si dhe për nga numri tepër i vëllimshëm i pjesëmarrësve në ceremonitë fetare./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.