Shkolla e Mesme - UBT

Dëshpëron Kosova në Prishtinë, vetëm barazim me Izraelin në “Fadil Vokrri”

Dëshpëron Kosova në Prishtinë, vetëm barazim me Izraelin në “Fadil Vokrri”

Ka përfunduar me barazim ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Pas 93 minutave lojë në kryeqytet, asgjë nuk i ndau Kosovën dhe Izraelit, në ndeshjen që u mbyll 0-0, dhe që u luajt në kuadër të xhiros së pestë të Ligës B të Ligës së Kombeve.

Kombëtarja e Kosovës luajti për 30 minuta me një lojtar më pak, kur Veldin Hoxha u përjashtu me karton të kuq, pas dy kartonëve të verdhë.

Shkolla e Mjekesise - UBT

“Dardanët” patën disa mundësi të mira shënimi në pjesën e parë, mirëpo më pak pati në të dytën.

Lindrit Kamberi e goditi shtyllën në pjesën e parë dhe Milot Rashica ishte afër të shënonte po ashtu.

Në pjesën e dytë, Kosova pati pak raste, derisa Izraeli po ashtu nuk rrezikoi shumë portën dardane.

Pas këtij rezultati, Kosova shkon në kuotën e gjashtë pikëve, derisa Izraeli e mori pikën e tretë në këtë cikël.

Ndeshjen e radhës, Kosova do ta luajë ndaj Irlandës në Dublin, me 17 nëntor – dhe duhet të fitojë, nëse e do vendin e dytë në grup./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.