RCCOLA

Xhaka: Me kanë kërkuar Interi e Napoli, s’largohem nga Borussia

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Mesfushori kosovar i Borussia Monchengladbach, Granit Xhaka ka pranuar se është kërkuar nga dy klubet italiane, Inter dhe Napoli.

Reprezentuesi shqiptar i Zvicrës, ka thënë se kurrë nuk e ka menduar largimin nga klubi gjerman. Ai thotë se ndjehet mirë tek Monchengladbach.

RCCOLA

“Kam pasur kontakte me dy klubet e mëdha italiane, Inter dhe Napoli, por kurrë nuk e kam menduar largimin nga Monchengladbach. Unë kam kontratë me Borussian deri në vitin 2016, dhe unë e kam ndërmend ta respektojë atë”, tha Xhaka.

Ai shpreson se do të ketë një sezon mjaft të mirë me klubin gjerman. /Telegrafi/