FIDANISHTJA

Xhaka: Ky lojtar duhet të jetë kapiten i Arsenalit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Mesfushori dhe ish-kapiteni i Arsenalit, Granit Xhaka, ka mbështetur publikisht Martin Odegaardin për të marr shiritin për klubin nga Londra.

Pas largimit të Pierre-Emerick Aubameyang, Mikel Arteta ia dha përgjegjësinë qendërsulmuesit me përvojë, Alexandre Lacazette.

Megjithatë, francezi ka shënuar vetëm dy gola nga loja e hapur këtë sezon dhe së fundmi është larguar nga formacioni startues në favor të Eddie Nketiah.

Me Lacazetten që pritet të largohet si lojtar i lirë, Mikel Arteta do të emërojë një kapiten të ri përpara sezonit 2022-23, përcjellë KosovaPress..

Odegaard erdhi në Arsenal verën e kaluar dhe është vetëm 23 vjeç, por ai ka qenë kapiten i kombëtares së Norvegjisë që nga viti 2021 dhe ka mbajtur shiritin në krah në katër ndeshjet e fundit të “Topçinjve” në Premier League.

ARKATANA

Ish-lojtari i Real Madridit ka qenë kapiten i Arsenalit në fitoret ndaj Chelseat, Manchester Unitedit dhe Ëest Ham Unitedit në javët e fundit, dhe Xhaka beson se lojtari posedon “ADN”-në e duhur për të udhëhequr skuadrën në baza të përhershme.

“Ai është e ardhmja e këtij klubi. Ai është tashmë kapiten kur Alexandre Lacazette nuk luan. Ai duhet të jetë shumë krenar për veten,” tha Xhaka për TV2.

“Ju mund ta shihni se sa larg ka arritur ai në aspektin mendor. Ai është shumë i ri, vetëm 23 vjeç, por në mënyrën se si sillet dhe është në fushë, ai duket sikur është 30. Duket se ai ka luajtur tashmë 500 ose 600 lojëra këtu”.

“Ai mund të bëhet patjetër kapiten i Arsenalit. Ai ka ADN-në e duhur për këtë. Ai punon aq shumë çdo ditë sikur të ishte në një luftë. Ai bën shumë punë shtesë, është i përulur. Të gjithë në dhomën e zhveshjes e dëgjojnë atë. Pse jo?”, ka thënë në fund reprezentuesi zviceran.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.