Uje Dea

Nga viti 2019 deri në tetor 2026 në Kosovë janë vra 33 gra, Gërvalla: Mos jetoni nën kërcënimin e dhunës, raportojeni

Nga viti 2019 deri në tetor 2026 në Kosovë janë vra 33 gra, Gërvalla: Mos jetoni nën kërcënimin e dhunës, raportojeni

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, theksoi se 16 ditët e kësaj fushate janë një thirrje për ndërgjegjësim, por lufta kundër dhunës nuk ka kalendar dhe duhet të jetë pjesë e angazhimit çdo ditë.

Gërvalla në një postim në Facebook shkruan se nga viti 2019 deri në tetor të vitit 2026, në Kosovë janë regjistruar 19 mijë e 916 raste të dhunës në familje, ndërkaq në këtë periudhë janë vrarë 33 gra.

Lexoni të plotë postimin e saj:

Hidromorava

Mëngjesin e sotëm po e nisim duke e hapur zyrtarisht fushatën globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, një angazhim ndërkombëtar që Republika e Kosovës e mbështet dhe i bashkohet tashmë përvitshëm.

Dhuna është një fenomen që kapërcen kufijtë, shoqëritë dhe dallimet kulturore. Luftimi i saj kërkon jo vetëm angazhim institucional, por edhe një qëndrim të palëkundur shoqëror.

Dhuna është cenim i të drejtave dhe dinjitetit njerëzor dhe nuk kufizohet vetëm në sulmin fizik. Dhuna përfshin edhe kërcënimin, kontrollin, poshtërimin dhe frikësimin. Një gjë ta dini, kushdo që ushtron dhunë mbi tjetrin nuk është i fortë, por i lig, shumë i ligë madje.

Çdo ditë, gra, burra, të moshuar dhe fëmijë përballen me fenomenin e quajtur dhunë. Nga viti 2019 deri në tetor të vitit 2026, në Kosovë janë regjistruar 19 mijë e 916 raste të dhunës në familje. Në këtë periudhë janë vrarë 33 gra.

Mos jetoni nën kërcënimin e dhunës. Mos heshtni, mos e arsyetoni dhe mos e toleroni atë. Raportimi i dhunës është përgjegjësi dhe akt solidariteti me secilin që ka nevojë për mbrojtje. Secili rast duhet të dëgjohet e raportohet, të trajtohet me seriozitet dhe të marrë përgjigjen e duhur e të menjëhershme institucionale.

RAPORTO DHUNËN! RAPORTO DHUNUESIN!

Kundër dhunës nuk mjafton të ngremë zërin për 16 ditë. 16 ditët e kësaj fushate janë një thirrje për ndërgjegjësim, por lufta kundër dhunës nuk ka kalendar. Ajo duhet të jetë pjesë e angazhimit tonë çdo ditë, pa përjashtim. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.