Ecohigjiena

“Mungon Kosova e përditshme”, Deliu kritikon raportin 56-faqësh të Kurtit

“Mungon Kosova e përditshme”, Deliu kritikon raportin 56-faqësh të Kurtit

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka reaguar pas publikimit të raportit të kryeministrit Albin Kurti për të arriturat kryesore të Qeverisë Kurti 2, duke kritikuar mënyrën se si është paraqitur bilanci i qeverisjes.

Kurti të mërkurën publikoi një dokument prej 57 faqesh, ku ka përmbledhur atë që i cilëson si të arriturat kryesore të mandatit të dytë qeverisës, ndërsa bëri të ditur se drafti i programit të ri qeverisës do të jetë gati javën e ardhshme.

Por, Deliu vlerëson se në këtë raport mungon pasqyrimi i realitetit me të cilin përballen qytetarët e Kosovës.

United Hospital

“Në 56 faqet e raportit të Albin Kurtit, do të duhej ta gjenim edhe Kosovën e përditshme”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook.

Kryeministri publikon përmbledhjen me të arriturat kryesore të qeverisë Kurti 2, thotë se javën e ardhshme do të jetë gati drafti i programit të ri

Ajo ka përmendur vështirësitë ekonomike të pensionistëve, familjeve dhe pacientëve, si dhe pasigurinë e të rinjve për të ardhmen në Kosovë.

Sipas Deliut, kryeministri ka përmendur rritjen e pagave, por pa e ballafaquar atë me rritjen e çmimeve, ndërsa ka raportuar për rritjen e buxhetit në shëndetësi pa trajtuar nivelin e furnizimit me barna.

“Pas pesë vjetësh qeverisje, qytetarët kanë të drejtë me kërku një bilanc të mirëqenies së tyre, jo vetëm një përmbledhje të të arriturave të Qeverisë”, ka theksuar Deliu. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.