KKVITI

Xhaka, frikësohet se mund të mbetet pa Botëror

/ 1 minutë lexim

Mos aktivizimi me skuadrën e Borussia Monchengladbachut ka nisur ta frikësoj Granit Xhakën se mund të mbetet jashtë përfaqësuese së Zvicrës për Botërorin 2014.

Granit Xhakës nuk po i ecën mirë. Mesfushori kosovarë, ka përfunduar në bankinë në ndeshjet e fundit. Për këtë, prishtinasi është mllefosur në trajnerin e Borussia Monchengladbachut, Lucien Favre, pasi frikësohet se mund të mbetet pa Kampionatin botëror.

“Është shumë e vështirë. Nuk e di se çka po bëj keq. Trajneri thotë se isha i sëmurë, por ka katër javë që ka kaluar kjo”, deklaroi fillimisht përfaqësuesi zviceran për tabloidin gjerman, Bild.

Mobi Casa

“Unë jam sakrifikuar shumë për skuadrën. Nuk e kam idenë se çka duhet të bëj më shumë. Botërori është ëndërr e jetës sime. Do të ishte mjaft e dhimbshme po ta lëshoja këtë mundësi”, vazhdoi 21 vjeçari.

Xhaka ishte transferuar në Gladbach dy sezone më parë nga Baseli, por ai mund të largohet nga Bundesliga gjatë verës.