Mobi Casa

Xhaka e Aliji ndër më të vlerësuarit për Baselin

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Taulant Xhaka dhe Samir Aliji ishin shqiptarët e vetëm që luajtën titullar në fitoren 3:0 të Baselit ndaj Valencias. Arlind Ajeti ishte i lënduar, kurse vëllai i tij, Albioni qëndoi në bankinë.

E përditshmja ‘blick.ch’ vlerësoi me notën 5 të dy shqiptarët, notë kjo që ishte më e madhja në ndeshje. “I mirë në pjesën e parë, pastrues në pjesën e dytë si mbrojtës”, ishte vlerësimi për Xhakën.

Mobi Casa

Ndeshja e kthimit mes zviceranëve dhe spanjollëve luhet pas një jave. Baseli ka gjasa të mira të kualifikohet në gjysmëfinale.

Xhaka është nga Prishtina, kurse 20-vjeçari Aliji nga Shkupi.