ARKATANA

Xhaka: 8 fitore radhazi, kjo është ajo për çka po flas!

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Granit Xhaka po kalon momente të shkëlqyeshme me Bayer Leverkusenin, në sezonin e tij të parë pasi u rikthye në Bundesligë pas eksperiencës pozitive që e pati në Angli me Arsenalin.

Ylli kosovar është njëri prej lojtarëve kryesorë të ekipit të Xabi Alonsos, i cili lëshoi pikë vetëm në barazimin 2:2 me Bayern Munichun, shkruan “Gazeta Express”.

Leverkuseni e mposhti në fundjavë Freiburgun me rezultat 2:1 falë golave të Florian Wirtz e Jonas Hofmann për të mbetur ekipi i vetëm i pamposhtur në këtë sezon në nëntë ndeshje të luajtura.

Mobi Casa

Dhe, Leverkuseni e arriti për herë të parë në histori serinë prej tetë fitoresh radhazi.

E kjo arritur pa dyshim se e ka gëzuar përfaqësuesin zviceran, i cili shpreson që ekipi kuqezi të vazhdojë me ritëm të njëjtë.

“8 fitore radhazi. Kjo është ajo për çka jam duke folur. Faleminderit për mbështetjen e madhe”, shkroi në rrjetet sociale ish-futbollisti i Baselit, Borussia Monchengladbachut e Arsenalit. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.