UBT

Williamson se takoi Thaçin – Kryeministri subjekt i hetimeve për trafikim organesh

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Clint Williamson, prokuror i Task Forcës që po heton pohimet e Dick Martyt për trafikim organesh, ka takuar sot Zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi dhe Ministrin e Brendshëm Bajram Rexhepi, por jo edhe shefin e tyre, Hashim Thaçin.

Është e pazakonshme për Kryeministrin që mos të takohet me zyrtarë të tillë, dhe sigurisht pa i promovuar ato takime më pas në profilin e tij në Facebook, në Twitter apo Instgram. Por kësaj here Kryeministri Thaçi ka pasur një motiv të fortë për t’iu shmangur kësaj përballje.

Gazeta Express merr vesh se arsyeja e vetme që Hashim Thaçi nuk është takuar me prokurorin Clint Ëilliamson është që Thaçi është edhe një nga subjektet e hetuara nga Task Forca që e drejton ky prokuror.

Dihet që raporti i Dick Marty e vë Hashim Thaçin në krye të një organizate e cila në emër të Ushtrisë Çlirimtaret të Kosovës ka vrarë dhe më vonë hequr organe të të burgosurve të UÇK’së për t’i shitur në tregun e zi të organeve.

Por kjo mohohet në Kabinetin e Kryeministrit.

Eco Higjiena

“Arsyeja e vetme dhe e logjikshme është fakti se z. Hajredin Kuçi është zëvendëskryeministër dhe Ministër i Drejtësisë. Ndërsa prokurori Williamson ka ardhur ne Kosove për te diskutuar çështje qe janë te natyrës krejtësisht juridike qe mbulohen nga ministria e drejtësisë. Kjo është e gjitha!”, ka thënë për Gazetën Express Bekim Çollaku, Këshilltar i Kryeministrit.

Njëjtë është shprehur edhe Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.

“Unë jam Ministër i Drejtësisë dhe vetëm kjo është arsyeja. Asgjë tjetër”, ka thënë për Express Kuçi.

Task Forca e Clint Williamson pritet shumë shpejt të dalë me një raport për punën e tyre të deritanishme mbi hetimet në lidhje me pretendimet e Dick Maryt se ka pasur trafikim të organeve nga ana e UÇK’së. Së fundi, po për këto pretendime të zviceranit Marty është duke u diskutuar haptazi edhe për themelimin e një Tribunali që do të merrej ekskluzivisht me hetimin dhe gjykimin e krimeve që supozon ai në raportin e tij. Express, ditë më parë ka publikuar të plotë draftin e këtij Tribunali.