Fundamenti

Weller: Bideni mund të bënte më tepër për Kosovën – dështuat ta fitoni vëmendjen e Kongresit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ish-kongresisti republikan, Jerry Weller, ka thënë se beson që Kosova duhet të jetë anëtare e NATO-s.

Por, sipas Wellerit, Kosova duhet të bëjë më shumë, ndërsa për sa i ish-presidentit amerikan, Joe Biden, ai tha se ka mundur të bënte më shumë për Kosovën.

“Unë besoj që Kosova duhet të jetë anëtare e NATO-s. Mendoj se Joe Biden ka mundur të bëjë shumë më shumë. Kosovarët janë të zhgënjyer që ai nuk u angazhua më tepër personalisht për Kosovën, ka mundur ta përkrahë më shumë Kosovën”.

“Ai gjithnjë kishte në mend dialogun që është një proces që nuk përfundon e as nuk duket se po jep rezultat apo që është në dobi të Kosovës që kjo çështje të zvarritet. Joe Biden mund të ndërhynte dhe ta forconte mbështetjen ndaj Kosovës në atë proces”, tha Ëeller për Klan Kosovën.

Eco Higjiena

Më tej, Weller tha se Kosova ka dështuar që përgjatë katër viteve të fundit të informojë, rekrutojë dhe të marr në krah të saj anëtarët e Kongresit, Dhomës së Përfaqësuesve dhe Sentatit të Amerikës.

“Dy ambasadorët e fundit të ShBA-së në Kosovë kanë qenë të shkëlqyer, me shumë ide, por kanë pasur nevojë ta kenë mbrapa Shtëpinë e Bardhë dhe Kongresin shumë më të angazhuar”.

“Dështimi i Kosovës përgjatë 4 viteve të fundit është dështimi i informimit, rekrutimit dhe marrjes në krah të saj i anëtarëve të Kongresit, Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit të ShBA-së që të aktivizohen dhe t’i bëjnë presion Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit të Shtetit t’i qëndrojnë mbrapa Kosovë”, tha ai. /klankosova

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.