Eko Higjiena

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment historik që ndryshoi fatin e Ballkanit.

Ai e bëri këtë deklaratë pak para promovimit të librit të tij të ri, “Reçak: Historia e një krimi lufte”, i botuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”.

Walker e përshkroi këtë moment si një nga më të rëndësishmit në jetën e tij.

“E gjitha që mund të them është se kjo është ajo prej dy ose tri ditëve më të rëndësishme të jetës sime. Nuk ka mendim tjetër në mendjen time se ajo çka ka ndodhur në Reçak është që ka ndikuar në ndryshimin e diçkaje që është e madhe sa i tërë Ballkani… Jam këtu që të mundohem t’i bind njerëzit që ta lexojnë librin për disa gjëra që ndodhën gjatë viteve 1998-1999”, ka thënë Walker.

Uji Dea

Libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” sjell rrëfimin personal dhe profesional të ambasadorit Walker, duke përshkruar rolin e tij në zbulimin dhe denoncimin e masakrës së Reçakut më 15 janar 1999, ku forcat serbe masakruan 45 civilë shqiptarë.

Kjo ngjarje ishte një pikë kthese për Kosovën, që më pas çoi në ndërhyrjen ushtarake të NATO-s kundër Republikës Federale të Jugosllavisë.

Libri ndahet në dy pjesë. Pjesa e parë përshkruan autobiografinë e autorit, duke filluar nga fëmijëria e deri te karriera e tij 40-vjeçare si diplomat në misione të ndryshme, ndërsa pjesa e dytë fokusohet në përvojat e tij në Ballkan, sidomos në Kosovë gjatë periudhës 1998-1999./Dukagjini/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.