RCCOLA

VV tubime në Verban dhe Tërpezë të Vitisë

/ 4 minuta lexim

Gjilan – Përfaqësues të Lëvizjes VV kanë mbajtur një takim me banorë të fshatit Tërpezë dhe Verban të komunës së Vitisë.

Takimi është mbajtur në lokalet e shkollës fillore “Hysen Tërpeza” të këtij fshati dhe musafi nga radhët e Lëvizjes VV! ishin Salih Salihu, kandidat për kryetar të Vitisë dhe Rexhep Selimi deputet në kuvendin e Kosovës nga radhët ë kësaj Lëvizjeje.

Tubimin e hapi aktivistja Mirjeta Hetemi e cila përshëndeti të pranishmit dhe i uroi pjesëmarrje, dhe më pastaj fjalën e moti Salih Salihu.

Salihu shpalosi alternativën qeverisëse lokale para të pranishmëve, duke treguar zgjidhjet konkrete për problemet e shumta me të cilat përballen banorët e komunës së Vitisë.

Në mes tjerash, Salihu foli për angazhimin e Lëvizjes VV! për krijimin e një klime të sigurt dhe të përshtatshme për të sjell investime nga jashtë. Ai po ashtu tregoi për kontaktet e tij me disa investitorë e organizata të huaja, në mesin e të cilëve bën pjesë edhe oda ekonomike Zvicerano – Kosovare, të cilët kanë shprehë interesimin e tyre për të investuar në sektorin e bujqësisë.

Më pas fjalën e mori Rexhep Selimi, i cili bëri thirrje të pranishmëve që këtë radhë të dalin sa më shumë të votojnë, dhe u siguroi që Lëvizja VV! do të sigurojë që vullneti i tyre të mos tjetërsohet. “ Ne jemi të interesuar në mbrojtjen e vullnetit të popullit përmes mbrojtjes së votës, dhe sa më shumë njerëz që do të votojnë aq më shpejtë do të vje ndryshimi” tha Selimi.

Përfaqësuesit e Lëvizjes VV janë takuar edhe me banorë të fshatit Vërban të komunës së Vitisë. Musafi nga radhët e Lëvizjes VV! ishte edhe Rexhep Selimi, deputet nga radhët e kësaj Lëvizjeje.

Fundamenti

Nikoqiri Mehmet Sokoli e hapi takimin, ku i përshëndeti të pranishmit dhe i uroi mirëseardhje në fshatin Vërban. Më pastaj fjalën e mori Rexhep Selimi i cili u tregoi të pranishmëve rreth dëmeve të mëdha të cilat kjo qeveri ia ka bërë banorëve të Kosovës.
“Sikur të ishin bërë këto lëshime që po bëhen tani nga qeveria e Kosovës, në kohën e Millosheviqit atëherë nuk do të kishte nevojë për luftë fare, ngase edhe vetë Millosheviqi do ta pranonte një Kosovë të këtillë çfarë është tani” tha Selimi.

Selimi u shpjegoi të pranishmëve për dëmet e mëdha të cilat i erdhën Kosovës me anë të negociatave të pakusht me Serbinë. Ai tha që Kosova tani më është e ndarë pas krijimit të asociacionit të komunave me shumicë Serbe, pasi që as organi më i lartë i shtetit të Kosovës, Kushtetuta nuk mund të i shpërbën ato.

Ai u bëri thirrje të pranishmëve të dalin të votojnë, dhe të ndëshkojnë të keqen me anë të votës së tyre, pasi që vota e tyre është fuqia më e madhe që ata kanë për të sjellur ndryshime. Selimi porositi që të dalin të gjithë të votojnë dhe të ndryshojnë ardhmërinë e tyre dhe ardhmërinë e fëmijëve të tyre.

Më pastaj fjalën e mori Salihu i cili prezantoi listën e kandidatëve për asamble komunale të Vitisë, si dhe grupin e ekspertëve me të cilët është hartuar alternativa qeverisëse lokale e Lëvizjes VV! për Vitinë.

Salihu foli edhe për kulturë, rini dhe sport, dhe shprehu domosdoshmërinë e ringjalljes së shtëpisë së kulturës, ku të rinjtë do të kalonin kohë më shumë aty, dhe të largohen nga bastoret e lojërat e fatit.

Salihu tha që gjatë këtyre viteve të fundit vetëm në komunën tonë 4 persona kanë bërë vetëvrasje, ku një prej shkaqeve kryesore ka qenë bixhozi dhe lojërat e fatit, dhe ne duhet bërë më shumë që të largojmë të rinjtë nga këto vende.

Në fund të takimit, të pranishmit u zotuan për përkrahje të Lëvizjes VV! dhe treguan vendosmërinë e tyre për të ndryshuar thuhet në dy njoftimet e VV qendra në Viti./rajonipress/