Fundamenti

VV: Privatizimi lë pa punë 76 mijë punëtorë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje realizuan sot aksion simbolik në sheshin Nëna Terezë në Prishtinë, në të cilin u shkruan 76 mijë vija, duke ju referuar punëtorëve të shpunësuar nga procesi i privatizimit në Kosovë.

76 mijë vijat u shënuan në një mur simbolik të ndërtuar nga aktivistët.
“Privatizimi e ka shkatërruar industrinë duke ia ndërruar destinimin shumicës së ndërmarrjeve prodhuese duke i shndërruar nga ndërmarrje prodhuese në hotele për ahengje, nga toka bujqësore në ndërtime betoni. Plani i qeverive të Kosovës, që nga pas lufta, për zhvillim ekonomik përmes privatizimit nuk e zhvilloi vendin, por, për më keq e degradoi. Ky model na ka rrezikuar edhe potencialin tonë për zhvillim ekonomik, duke na kthyer në një vend që vetëm konsumon. Procesi i privatizimit është faktori kryesor që Kosova sot të renditet e para në Evropë për nga varfëria dhe papunësia. Pra, papunësia dhe varfëria ka adresë të qartë e ky është privatizimi i egër” tha Sekretari organizativ Dardan Molliqaj .

Hidromorava

Ky proces ka prodhuar 76 mijë punëtorë që e kanë humbur vendin e punës, ka shkatërruar prodhimin dhe industrinë në njërën anë, dhe nga ana tjetër ka sjellë pasurimin e paligjshëm të dhjetëra politikanëve dhe familjarëve të tyre.

“Ne na duhet të mësojmë nga vendimet e gabuara që janë marrë në të kaluarën, pasojat e të cilave po i vuajmë të gjithë si shoqëri. E në vend që të mësojmë prej këtyre gabimeve, politikanët që janë sot në pushtet po na kërkojnë që t’i përsëritim ato, kësaj radhe me pasoja edhe më të rënda sepse flitet për privatizimin e ndërmarrjeve e të sektorëve më të rëndësishëm për zhvillimin e vendit: PTK, KEK, dhe Trepçë. Privatizimi i këtyre ndërmarrjeve duhet ndalur në mënyrë të evitohet një katastrofë ekonomike sot, në mënyrë që nesër brezit të ri mos t’i trashëgojmë veç varfërinë” theksoi më tej Molliqaj.