RCCOLA

VV mbanë takime në Lladovë, Nasalë e “Ish 7 korriku”

/ 9 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – E kuptoj frustrimin e qytetarëve për fletëvotimet pa logo të Republikës së Kosovës, por edhe mosdalja nuk po e ndryshon këtë shtet të kapur nga Qeveria. Ndryshimin ju mund ta filloni me daljen në zgjedhjet lokale, e që me fitoren e Lëvizjes VV! ne do të japim shembull se si duhet qeverisur, e më pas edhe me fitore në zgjedhje qendrore duke sjellë kështu ndryshimin nga niveli lokal në atë qendror ka thënë Ismajl Kurteshi.

Me rastin e takimit mobilizues të Lëvizjes VV! në lagjen “Reshat Ymeri”, ishin mbledhur dhjetëra banorë për të shprehur përkrahjen e tyre për këtë subjekt! Në këtë takim mobilizues, përveç banorëve të kësaj lagjeje dhe përfaqësuesve të Lëvizjes nga kjo pikë, ishin edhe përfaqësues nga qendra e Lëvizjes VV në Gjilan.

Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit, Ismajl Kurteshi u ka thënë banorëve të ish “7 Korrikut” se mbështetja juaj na mundëson realizimin e programit tonë qeverisës lokal për Gjilanin, që së bashku me ju do të ndryshojë qyteti. “E kuptoj frustrimin e qytetarëve për fletëvotimet pa logo të Republikës së Kosovës, por edhe mosdalja nuk po e ndryshon këtë shtet të kapur nga Qeveria. Ndryshimin ju mund ta filloni me daljen në zgjedhjet lokale, e që me fitoren e Lëvizjes VV! ne do të japim shembull se si duhet qeverisur, e më pas edhe me fitore në zgjedhje qendrore duke sjellë kështu ndryshimin nga niveli lokal në atë qendror” – ka thënë ndër të tjerash Kurteshi.

Ne kemi dalur në protestë kundër Marrëveshjeve me Serbinë, sepse këto marrëveshje brenda vetes përfshijnë shumë ligje që dëmtojnë interesin e shtetit të Kosovës, duke filluar nga negociatat e deri te ligji për Amnistinë. Për fat të keq tani po ndodh ajo që ka parashikuar që herët Lëvizja VV!, qoftë për negociatat, qoftë për keqqeverisjen qendrore dhe atë lokale.

“Në Gjilan ne kemi qenë opozita më aktive dhe më e përkrahur, duke mos pushuar asnjëherë nga aktivitetet që adresojnë problemet e qytetarëve” – ka thënë Kurteshi, duke shtuar se ne ishim dinamik, aktiv e të angazhuar për secilën ditë pa pushim.

Përveç kandidatit për kryetar Ismajl Kurteshi, në këtë takim ishin prezent edhe dy kandidatët për këshilltar komunal nga kjo pikë, Agron Shurdhani dhe Kaltrina Zeka.

Agron Shurdhani, si nikoqir i takimit në lagjen që përfaqëson, tha se këto zgjedhje duhet të jenë rezultati dhe fryti i punës dhe angazhimit që nga themelimi i Lëvizjes VV! e gjer në regjistrimin e saj si Iniciativë Qytetare. “Ne nuk duam të fitojmë vetëm asamblenë, por pozita e kryetarit të komunës është vendi nga i cili ne do të mund ta realizojmë programin qeverisës lokal për Gjilanin” – ka shtuar Shurdhani. “Me fitoren e kandidatit tonë për kuvend komunal do të fuqizohet edhe zëri i qytetarëve të komunës pa diskriminuar asnjë grup të shoqërisë në komunë. Prandaj, unë u bëj thirrje që të gjithë së bashku të angazhohemi e të punojmë drejt fitores së Lëvizjes VV! në mënyrë që t’i japim fund keqqeverisjes në komunën e Gjilanit” – ka përfunduar Shurdhani.

Kaltrina Zeka, anëtare e Kryesisë së Qendrës në Gjilan dhe kandidatja për këshilltare komunale, ka rrëfyer historikun e momenteve të lidhjes me Lëvizjen VV!, duke treguar arsyet kryesore pse iu është bashkëngjitur që në adoleshencën e hershme organizatës politike. “Jam ardhën në Lëvizje sepse më kanë pëlqyer parimet e Lëvizjes, qëndrimet e saj si dhe organizimi” – ka theksuar Zeka.

Kaltrina, ka thënë para së gjithash unë jam aktiviste e Lëvizjes VV!, e për këtë arsye, unë kërkoj nga ju dhe gjithë përkrahësit e Lëvizjes VV! që mbështetja juaj të adresohet fillimisht për kandidatin tonë për kryetar komune e më pas edhe për kandidatët tanë për asamblenë komunale.

Si në shumë takime tjera edhe në këtë takim mobilizues nuk ka munguar interesimi i qytetarëve të Gjilanit mbi atë se si Lëvizja VV! mendon t’i luftojë dukuritë negative, si në qeverisjen qendrore po ashtu edhe në atë lokale.

Ismajl Kurteshi, kandidati nga Lëvizja VV për kryetar të komunës së Gjilanit ka thënë se me qeverisjen tonë parimi i ligjshmërisë nuk do të shërbejë vetëm për të qenë prezent në letra e dokumente, ai do të gjejë zbatim në praktik, e bashkë me të edhe parimi i barazisë së qytetarëve.

Kurse në takimin e Lëvizjes VV! me karakter mobilizues, në fshatin Lladovë pjesëmarrës ishin edhe banorë nga fshati fqinj i Nasalës. Përfaqësuesi i këtij fshati nga Lëvizja VV! Naser Sherifi tha se ne si fshat po edhe fshatrat tjera të komunës së Gjilanit do të jenë të përfaqësuara e zëri i tyre do të ketë mundësinë që të adresohet në institucionet komunale.

“Madje vetë kandidati për kryetar komune nga Lëvizja VV! do të jetë përfaqësuesi kryesor për problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët e Gjilanit” – ka shtuar Sherifi.

Ismajl Kurteshi, kandidati për kryetar komune ka thënë se koha për ndryshim ka ardhur, nevoja për ndryshim shihet në çdo pjesë të komunës së Gjilanit, duke filluar nga qyteti e për të vazhduar drejt fshatrave.

Uji Dea

Arsyet se pse ju duhet të përkrahni Lëvizjen VV! janë të shumta. Projektet e shumta që janë premtuar e nuk janë realizuar, projektet e filluara e të papërfunduara, projektet që janë realizuar e kanë rezultuar si të dështuara, shpesh herë duke mos përmbushur kriteret e ndërtimit. Arsyet janë pothuajse të pafunda, përveq projekteve, janë edhe shpenzimet që janë jashtë çdo logjike të shëndoshë e jashtë çdo standardi normal. “Duke parë edhe manipuluar me paranë publike, duke keqpërdorur postet publike e kështu me radhë” – ka shtuar Kurteshi.

Qeverisja jonë, do të bazohet gjithmonë në parimin e barazisë së qytetarëve, gjithashtu, bashkëpunimi dhe transparenca me qeverisjen tonë do të gjejnë zbatim gjatë çdo procesi, duke përfshirë edhe procesin e vendimmarrjes.

Besa Baftiu, kandidate për asamble komunale dhe punonjëse e shëndetësisë, ka thënë se pakujdesia ndaj shërbimeve shëndetësore ka sjellur në situatë që gjatë vizitave në institucione shëndetësore, pacientët me shpenzimet e tyre të përkujdesen edhe për barërat esenciale.

“Programi dhe alternativa qeverisëse lokale e Lëvizjes VV! ofron mundësinë dhe mënyrën për të sjellë ndryshime të gjendjes aktuale, duke ofruar shërbimet mjekësore më afër jush dhe duke e ngritur cilësinë e këtyre shërbimeve” – është shprehur Baftiu.

Njëri nga pjesëmarrësit e tjerë të këtij takimi, ishte edhe Xhelal Hajrullahu, i cili është kandidat për asamble komunale nga fshati i Zhegrës.

Xhelali ka shtuar se perspektiva jonë është bllokuar nga keqqeverisja, korrupsioni e nepotizmi. Këto dukuri janë manifestuar gjatë qeverisjes së Gjilanit, madje edhe gjatë mandateve të ndryshme. Për t’i dhënë fund këtyre dukurive, ju bashkë me familjarë e miq duhet që përkrahjen tuaj të vazhdoni t’ia jepni Lëvizjes VV!

Si individë me shumë përvojë në sferën politike, i angazhuar dhe aktiv për më tepër se njëzet vite është edhe Fehmi Mahmuti.

Fehmi Mahmuti, njëri nga veprimtarët më jetëgjatë në skenën politike gjilanasë, e që është edhe bashkëvendës me banorët e Lladovës dhe i njohur edhe për banorët e fshatit Nasalë, ka qenë edhe një faktor mjaft mobilizues për qytetarët e këtyre pjesëve të komunës së Gjilanit, për të përkrahur Lëvizjen VV!.

“Nga përvoja ime, kam pasur rastin të jem pjesë e subjekteve pa demokraci të brendshme, ku lufta për pozitat udhëheqëse ka qenë shumë e ashpër. Shumë herë ky kompeticion, ka sjellur edhe në largimin e anëtarëve e madje edhe në përçarje më të mëdha” – ka shtuar Mahmuti.

Mahmuti gjithashtu u shpreh se qeverisjet e deritashme nuk kanë sjellur ndryshime e as edhe përmirësime gjatë kohës kur kanë qenë në pushtet. Fakti që politikat dhe individët e tyre nuk po ndryshojnë tregon se edhe qeverisja e tyre do të vazhdojë me të njëjtën ideologji dhe koncept. Koncept ky që nuk është ai për të cilin ka nevojë komuna e Gjilanit.

I vetmi subjekt me program dhe qëllime serioze është Lëvizja VV!, e cila me alternativën e saj qeverisëse si dhe kuadrin e saj profesional, të ri e të dëshmuar mund të sjellë ndryshimet e nevojshme në shoqëri.

Banorët e këtyre dy fshatrave, ishin mjaft të interesuar për çështje si ujësjellësi, problemi me ujëra të zeza, papunësinë e çështje të ndryshme mbi bujqësinë.

Ismajl Kurteshi, i ka njoftuar të pranishmit se cilat do të jenë sferat në të cilat programi i Lëvizjes VV! do të fokusohet më tepër dhe kjo do të jetë direkt e varur edhe nga vetë prioritetet e përcaktuara nga qytetarët./rajonipress/