VV lidh kontratë me tregtarët

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Tregtarët e Tregut të Gjelbër sot kanë mirëpritur jashtëzakonisht shumë kontratën e kandidatit për kryetar të komunës së Gjilanit, Ismajl Kurteshit, me shitësit në treg.

Kurteshi i shoqëruar nga deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Visar Ymeri, kanë bërë ecje të gjatë brenda hapësirës së tregut, duke i siguruar të gjithë tregtarët për mosprivatizimin e tregut. “Sot po ju sigurojmë se kjo kontratë do të jetë e plotfuqishme me qeverisjen tonë lokale për Gjilanin. Kjo kontratë sigurohet publikisht, para kamerës dhe para syve të të gjithëve. Ne u sigurojmë me këtë kontratë: 1) se nuk do të privatizohet tregu, 2) nuk do të ngrihet qeraja e shfrytëzimit në mandatin tonë, 3) do të hiqet qeraja për tregtarët që shesin produktet e tyre të prodhuara, dhe 4) do të investojmë në krijimin e kushteve më të mira për punë të të gjithë shitësve të këtij tregu” – ka thënë Kurteshi para tregtarëve.

Ndërsa tregtarët kanë përshëndetur fuqishëm këtë kontratë duke thënë se shpresojmë që kjo të ndodh realisht, duke e njohur qëndrueshmërinë e Lëvizjes VV dhe duke e njohur ndershmërinë dhe vendosmërinë e Kurteshit. “Shpresojmë që kjo do të bëhet edhe reale, sepse ne njohim karakterin e Lëvizjes e të Kurteshit” – ka thënë njëri nga shitësit.

Mobi Casa

Ecja ka vazhduar në tërë hapësirën e tregut, ku kontrata është parë nga shitësit si një lidhje dhe besë e veçantë e Lëvizjes VV! me Tregun e Gjelbër, për të mos u privatizuar tregu.

Edhe në kohën sa ishte në opozitë, Lëvizja VV! ka bërë shumë konferenca kundër privatizimit të tregut, si dhe në bashkëkordinim me tregtarët, kanë protestuar para Kuvendit Komunal, duke detyruar të hiqet nga pika e rendit të ditës, pika e miratimit të privatizimit të tregut. Kjo ishte cilësuar si një sukses tjetër i Lëvizjes VV! dhe tregtarëve, për të ndalur një privatizim të dëmshëm. /rajonipress/