Mobi Casa

VV: Bresalci dhe Poneshi do të kontribuojnë për ndryshime

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Tubimi zgjedhor i Lëvizjes VV! vazhdoi me pikën e Bresalcit dhe Pikën e Poneshit. Tubimin e hapi aktivisti Agron Muja, i cili pasi u dëshiroi mirëseardhje dhe përshëndeti të pranishmit, fjalën ia dha kandidatit për asambleist zoti Remzi Kqikut. Remziu shpalosi disa pika të programit për fshatin Bresalc, si dhe për nevojën e përfundimit të disa projekteve të lëna përgjysmë. Ai gjithashtu tha se fshati Bresalc ka dhënë shumë për vendin në këto vite, prandaj ai meriton një përfaqësim më të mirë. Prandaj me të drejtë po kërkojmë mbështetjen tuaj.

Pastaj fjalën e mori kandidati tjetër për asamble, zoti Ragip Abazi, i cili pasi ua përkujtoi punën mëse 40 vjeçare në arsim, duke edukuar breza. Ai tha se Bresalci si një fshat i madh meriton të ketë edhe dy kandidatë për asamblenë, dhe se edhe më herët e ka dëshmuar veten si aktivist i devotshëm i këtij fshati.

I treti fjalën e mori kandidati për kryetar të komunës së Gjilanit, zoti Ismajl Kurteshi, i cili pasi prezantoi programin qeverisës lokal, theksoi edhe përparësitë që ka ky program për qytetarët, prandaj si i tillë duhet të përkrahet.

KKVITI

Ai poashtu përkujtoi parimet themelore të udhëheqjes së Lëvizjes VV! për të udhëhequr ndershëm, me profesionalizëm dhe me përkushtim, të cilat tha ai, janë parakusht për ndryshim të gjendjes dhe për një zhvillim ekonomik për komunën tonë.

Pastaj fjala iu dha të pranishmëve të cilët patën pyetje e diskutime për investimet në bujqësi, për sigurimin e ujit të pijshëm, për terrenet sportive për të rinjtë etj thuhet në njoftimin e VV në Gjilan./rajonipress/