Mobi Casa

Vritet me thikë në zemër 22-vjeçari

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Tiranë- Një person ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në Tiranë, pasi u qëllua me thikë në autobusin e linjës Qendër- Uzina e Autotraktorëve. Mësohet se ngjarja ka ndodhur brenda autobusit, në afërsi të Markatës së vjetër në zonën e lagjes “Ali Demi”, në kryeqytetin shqiptar.

Sipas dëshimtarëve në vendngjarje, dy persona kanë patur një mosmarrëveshje në autobus, që ka degjeneruar më pas në dhunë.

Njëri prej të rinjve ka nxjerrë një thikë dhe ka qëlluar disa herë personin tjetër të përfshirë në sherr, i cili ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, transmeton BW.

Identiteti i viktimës u bë i njohur menjëherë, ndërsa i autorit jo. Ky i fundit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Ngjarja ka shkaktuar panik tek pasagjerët, të cilët kanë dalë të tmerruar nga autobusi.

Fundamenti

22-vjeçari Sajmir Çedja mbeti i vrarë në vend pas goditjes në zemër teksa udhëtonte me autobusin e linjës Qendër – Uzina e Autotraktorëve në kryeqytet. Sipas dëshmitarëve në autobus, ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes dy të rinjve që kishte ngjarë vetëm një stacion më parë. Autori ka ikur menjëherë nga vendi i ngjarjes duke vrapuar në errësirë mes pallateve të shumta të zonës së “Ali Demit”.

Dëshmitarët thanë se dëgjuan ulërima e më pas shoferi i autobusit ka hapur dyert e njerëzit kanë vërshuar jashtë në panik. Policia e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje nisi kryerjen e veprimeve hetimore. Po kështu, ajo mori në pyetje mjaft dëshmitarë të cilët ishin pasagjerë në autobusin e krimit.

Policia po punon tashmë për të zbardhur rrethanat e krimit si dhe për arrestimin e autorit.