FITORJA

Vrau tre vajzat, avokati: Edlira Dobrushi ka nisur të kujtojë çka ndodhur

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

“Edlira Çopa Dobrushi ka nisur të kujtojë atë se çfarë ka ndodhur”. Faktin e pohon avokati i saj mbrojtës Andrea Spreafico, i cili sqaron se që nga momenti i tragjedisë së konsumuar në orët e para të mëngjesit të 9 marsit, 37 vjeçarja shqiptare që masakroi me thikë 3 vajzat e saj ka nisur të ketë momente qartësie.

Se me sa qartësi i kujton momentet e asaj nate, kur vrau me thikë kuzhine 3 vajzat e saj, Simona, 13 vjeçe, Kejsi 10 dhe Sindi 3 vjeçe është ende e vështirë të thuhet. Sipas avokatit, gruaja ka momente qartësie, ashtu si edhe momente të tjera ku duket ende mjaft e paqëndrueshme. Kjo, sipas Spreafico-s, varet edhe nga 3 ndërhyrjet kirurgjikale, të cilave Edlira u është nënshtruar.

Eco Higjiena

Gjithsesi diçka duket se ka nisur të lëvizë në mendjen e 37 vjeçares, sepse gjatë këtyre ditëve e ka pyetur avokatin se si janë të afërmit e saj. Edlira Copa Dobrushi vazhdon të qëndrojë e shtruar në spital, ku u dërgua menjëherë pasi policia zbuloi krimin e tmerrshëm. Ajo ruhet 24 orë në 24 nga dy agjentë të policisë së burgjeve.

Vetëm në orët e para pas tragjedisë, Edlira pohoi para hetuesve se ishte ajo që u kishte marrë jetën vajzave të saj pasi mendonte se e ardhmja e tyre do të ishte fatkeqe. Ndarja nga i shoqi dhe lidhja e tij me një tjetër femër, të qënit e papunë me tre vajza të mitura për t’u rritur dhe një depresion që mesa duket nuk ishte kuptuar nga asnjë prej të afërmve të saj shkaktoi tragjedinë e datës 9 mars në Lecco, ku një qytet i tërë u trondit nga vrasja makabre e 3 vajzave nga dora e nënës së tyre.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.