Hidromorava

Vrau hajdutin shqiptar në shtëpi – lirohet nga burgu italiani

/ 2 minuta lexim

Gjykata e Apelit e Firences i ka njohur pafajësinë të pandehurit Simone Barontini, sepse sipas saj ai ka vepruar “për mbrojtje të ligjshme”, kur vrau me armë zjarri një hajdut shqiptar, që i kishte hyrë në shtëpi në mes të natës.

Gjyqi i referohej një ngjarjeje që ka ndodhur natën e 26 majit 2008, kur Simone Barontini, 51 vjeç, sipërmarrës nga Fucecchio e Firences, u zgjua nga zhurmat. Në dhomë ishte një hajdut, 31-vjeçari, Lavdnir Lani. Në një çast, Barontini nxjerr një pistoletë dhe qëllon gjashtë herë mbi 31-vjeçarin, tri herë ndërsa ai ishte në dhomë e tri herë të tjera, ndërsa ai po largohej me vrap shkallëve të shtëpisë (dhe këto të fundit e kanë lënë në të vdekur në vend shqiptarin).

Eco Higjiena

Në prill të vitit 2010 Barontini u dënua në shkallë të parë me një vit e katër muaj burg, pasi sipas gjykatësve e kishte tepruar me mbrojtjen e ligjshme. Ai apeloi vendimin dhe kërkoi në gjykatën e Apelit që i pandehuri të dënohej me 11 vjet burg për vrasje me dashje, ndërsa avokati mbrojtës i Barontinit kërkonte pafajësinë e klientit pasi akti i tij ishte i justifikuar nga “mbrojtja e ligjshme”. Këtë tezë pranuan edhe gjykatësit që i njohën Simone Barontinit pafajësinë e plotë.

Pas dhënies së vendimit, avokati i Barontinit ka përmbledhur arsyet për të cilat kishte kërkuar pafajësinë: “Ishte ora katër e mëngjesit dhe hajduti kishte hipur në kat të dytë të shtëpisë ku janë dhomat e gjumit. Ishte e qartë që mund të kishte sulmuar po të zbulohej. Kur Barontini u zgjua dhe e pa, iu duk se kishte diçka në dorë e mendoi se mund të ishte armë. Vetëm më pas u zbulua që ishte celular. Me një fjalë ekzistonin të gjitha kushtet që klienti im të perceptonte rrezik objektiv për vete e familjarët e tij”, shpjegoi ai. /BW/