United Hospital

Vrasje në tentativë në Gjilan, shtatë persona të përfshirë në përleshje me thika, pesë në ndalim

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Një rast i rëndë i cilësuar si “vrasje në tentativë” është raportuar mbrëmjen e së premtes në rrugën “Lulishtja” në Gjilan.

Sipas informacionit zyrtar, më 28 shkurt 2026 rreth orës 22:40, shtatë persona të dyshuar, meshkuj kosovarë, janë përfshirë në një përleshje fizike mes vete, gjatë së cilës dyshohet se janë përdorur edhe mjete të mprehta, thika. Si pasojë e konfliktit, të gjithë të përfshirët kanë pësuar lëndime trupore.

HW

Pas marrjes së ndihmës mjekësore në Spitalin Rajonal të Gjilanit, pesë nga të lënduarit janë liruar, ndërsa dy persona, për shkak të lëndimeve më të rënda, janë transferuar për trajtim të mëtejmë në Qendra Klinike Universitare e Kosovës në Prishtinë.

Me vendim të prokurorit të shtetit, pesë të dyshuar janë arrestuar dhe, pas intervistimit nga organet e rendit, janë dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet nga autoritetet kompetente, ndërsa motivet e përleshjes mbeten ende objekt i hetimeve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.