UBT

Vrasje e rëndë në tentativë në Gjilan, i mituri dyshohet se goditi me sëpatë babanë e tij

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Një rast i rëndë i vrasjes në tentativë ka tronditur qytetin e Gjilanit, pasi një person është dërguar me urgjencë në spital si pasojë e lëndimeve të rënda të shkaktuara nga goditja me sëpatë njoftoi policia e Kosovës.

Sipas informacioneve të marra nga Spitali Rajonal, viktima, mashkull kosovar, është sjellë në gjendje të rëndë shëndetësore pasi dyshohet se është sulmuar me sëpatë nga djali i tij i mitur. Pas ekzaminimeve mjekësore, për shkak të gjendjes serioze, ai është transportuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtejmë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet relevante policore, të cilat kanë nisur hetimet lidhur me rrethanat e rastit. Po ashtu, në vendin e ngjarjes ka qenë i pranishëm edhe përfaqësuesi i Qendrës për Punë Sociale (QPS), i cili është marrë me trajtimin e personit të mitur të dyshuar.

KKVITI

Sipas burimeve zyrtare, punëtori social ka realizuar vlerësimin fillestar të fëmijës, ku është konstatuar nevoja emergjente për strehimin e tij, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike dhe situatës traumatike të shkaktuar nga ngjarja.

Autoritetet kompetente kanë bërë të ditur se rasti është duke u hetuar dhe se do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme procedurale në përputhje me ligjin, duke pasur parasysh ndjeshmërinë e rastit dhe përfshirjen e një të mituri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.