RCCOLA

Vrasja e kosovares në Zvicër: Burri i saj pranon se e vrau, ndryshon kualifikimi i veprës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Zyra e prokurorit publik në Baden kishte hapur procedim penal për vrasje të qëllimshme, por tani ajo po heton për vrasje të rëndë.

Një person 48-vjeçar me shtetësi zvicerane (shqiptar, me prejardhje nga Maqedonia) është duke vuajtur burgun hetues, transmeton albinfo.ch. Ai pranon se ka vrarë gruan e tij dhe, viktima është ekonomistja Shqiponja Isufi.

Në shtator të vitit të kaluar, policia pati gjetur të vdekur në banjën e saj 41-vjeçaren Shqiponja Isufi. Një ditë më vonë, burri i saj, një shtetas zviceran me origjinë nga Maqedonia e Veriut, qe arrestuar, shkruan aargauer Zeitung. Shqiptarja nga Kosova mësohet se ka qenë viktimë e femicidit.

Bashkëshorti i saj është një shqiptar i Maqedonisë, i natyralizuar në Zvicër më shumë se 20 vjet më parë.

Prokuroria publike ka konstatuar se bëhet fjalë për vrasje me dashje dhe e ka vënë 48 vjeçarin në mbajtje. Hulumtimi i “Tages-Anzeiger” tani tregon se i fajësuari ka pranuar se ai ka vrarë gruan e tij. Tani ai po mbahet në burgun për hetime.

Uji Dea

Zyra e prokurorit publik në Baden kishte hapur procedim penal për vrasje të qëllimshme në lidhje me krimin e dhunshëm – por tani ajo po heton për vrasje të rëndë, konfirmoi Adrian Schuler, zëdhënës i zyrës së prokurorit publik Aargau me kërkesë të gazetës.

Vrasja e rëndë ndryshon nga vrasja me paramendim me faktin që autori tregohet veçanërisht i paskrupullt gjatë kryerjes së aktit kriminal, përcjell albinfo.ch.

Dënimi minimal për vrasje të rëndë është dhjetë vjet burgim, ndërsa për vrasje me dashje ose me paramendim, minimumi pesë vjet.

Prezumimi i pafajësisë vlen deri në dënimin përfundimtar. Ende nuk dihet se kur do të gjykohet ky person.