Uji Dea

Vonohet konkursi në UP

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Kaloi prilli, muaji kur rektori i UP’së Ibrahim Gashi premtoi se do të hap konkursin për stafin e ri akademik. Zyrtarët në Rektorat nuk po e japin afatin e saktë se kur do të fillojë rekrutimi i stafit të ri, duke thënë se përzgjedhja nuk mund të bëhet shkel e shko. Por, sipas tyre, deri në tetor do të përfundojnë të gjitha procedurat.

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Ibrahim Gashi nuk ka mundur ta realizojë premtimin e dhënë para katër muajsh se në prill do të hapet konkurs për staf të ri akademik.

Në atë kohë, Gashi pati thënë se më së largu në muajin e katër të këtij viti do të hapet konkursi për staf të ri si dhe për ata që do të rizgjidhen.

Por, as tash në Rektorat nuk japin datën e saktë se kur do të hapet konkursi.

Zëdhënësi i Rektorit, Ardian Kastrati ka thënë se konkursi do të hapet shumë shpejt, duke thënë se nuk ka asnjë arsye për shtyrjen e konkursit të paralajmëruar nga Ibrahim Gashi.

“Konkursi shpallet shume shpejt”, ka thënë Kastrati për Express.

Shtyrja e konkursit, sipas Kastrati, është bërë pasi përzgjedhja e stafit nuk mund të bëhet shkel e shko, pasi sipas tij duhet të llogaritet saktë kush dhe ku do t’i mbulojë fondin e orëve.

“Nuk ka asnjë arsye tjetër për shtyrje përveç se kemi pritur nga njësite akademike të marrim fondin e saktë të orëve”, ka shtuar ai.

FITORJA

Megjithëse thotë se pas një punë tre mujore intensive, UP më në fund ka një tabelë të saktë të krejt këtyre problemeve, të cilat shkaktuan vonim në hapjen e konkursit.

Madje i bindur se UP nuk është vonuar në hapje të këtij konkursi, Kastrati pohon se çdo gjë që po bëhet është e ligjshme.

“Jemi brenda afateve ligjore dhe po përmbushim obligimet që dalin nga statuti për secilin staf akademik që do rizgjidhet”.

“Bëhet fjalë për një UP me 52 mijë studentë, 16 fakultete e mbi 100 departamente prandaj ka pas punë shumë aty”, sqaron zëdhënësi Kastrati.

“Konkursi tash shpallet, kandidatët zgjidhen dhe rizgjidhen…kështu që çdo gjë përfundon brenda afateve ligjore dhe të gjithë të zgjedhurit dhe të rizgjedhurit, do jenë legalisht në sistem shumë, shumë javë para 1 tetorit”, beson ai.

Menjëherë pas vitit të ri, me 7 janar rektori i UP’së Ibrahim Gasshi kishte thënë i sigurt se Universitetit të Prishtinës do të shpallë konkurs për stafin e ri akademik gjatë muajit prill të këtij viti, në mënyrë që stafi i zgjedhur të fillojë punën në vitin e ri akademik më 1 tetor. Tash kur jemi në muajin maj, UP sqaron se për shkak të vështirësive konkursi nuk ka mundur të hapet, ashtu siç Gashi ka premtuar.

“Konkursi ka mbi 50 vende të shpallura për profesorë, avancime dhe prej tyre janë shqyrtuar fare pak. Menaxhmenti i kaluar ka shqyrtuar disa në mënyrë selektive, disa asistentë dhe disa profesorë, pjesa tjetër e konkursit na ka mbetur neve që ta shqyrtojmë e ta trajtojmë”, pati thënë Gashi në janar të këtij viti.

E pos premtimit për të cilin u vonua në realizim, Gashi premtoi se në pjesën e konkursit, çdo gjë të shkojë në frymën e kritereve për t’u zgjedhur më të mirët.(express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.