UBT

Von Cramon: Po vazhdon pasivizimi i shtetësisë serbe në mesin e popullsisë shqiptare

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Deputetja e Parlamentit Evropian, Viola von Cramon, ka shpërndarë një tabelë me numrin e votuesve të regjistruar në disa vendbanime me shumicë shqiptare në Serbi, duke pyetur se si mund t’u hiqen qytetarëve të drejtat e tyre themelore.

“Pasivizimi i shtetësisë serbe vazhdon, siç e shfaq qartazi kjo tabelë. Kjo ndodh në rajonin e banuar kryesisht me shqiptarë në jug të Serbisë. Si dhe pse mund t’u hiqen qytetarëve të rëndomtë të drejtat e tyre themelore”, shkroi Von Cramon në llogarinë e saj në Twitter.

GRANDEMALL

Ajo këto fjali i përcolli me një postim të një përdoruese tjetër të rrjetit social, të quajtur Flora Ferati-Sachsenmaier, e cila ka publikuar një tabelë ku paraqitet zvogëlimi i numrit të votuesve të regjistruar në Serbi në krahasimin mes viteve 2012 e 2019 në vendbanimet: Gjylekreshtë, Kapit, Tupallë, Sijarinë, Sfircë, Rama Banjë, Stara Banjë dhe Gërbac, shkruan Gazeta Express.

Zvogëlimi më i madh i numrit të votuesve të regjistruar në këtë tabelë është në Sfircë – për 71.25 për qind, pastaj në Sijarinë me 70.64 për qind. Rënie e konsiderueshme prej më shumë se 50 për qind vërehet pothuajse në të gjitha vendbanimet tjera të paraqitura në tabelë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.