ARKATANA

Von Cramon kërkon nga BE-ja ta trajtojë më seriozisht çështjen e pasivizimit të adresave në Luginë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se BE-ja nuk po i kushton vëmendje sa duhet pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës nga ana e autoriteteve serbe.

Von Cramon në platformën “X” ka shpërndarë një reportazh të “Tagesspiegel”, ku tregohet për spastrimin etnik që po bëhet në Luginë të Preshevës.“Shpesh akuzohemi se nuk i kushtojmë vëmendje të mjaftueshme në BE kësaj forme të diskriminimit. Kjo është e saktë. Unë vetë e kam ngritur këtë problem shpesh në komisione, e kam përfshirë në raporte të ndryshme dhe e kam vizituar vetë rajonin.

Mobi Casa

Fatkeqësisht, problemi është se pakica shqiptare në Serbi – ndryshe nga popullata serbe në Kosovë – nuk është pjesë e dialogut të organizuar nga BE-ja dhe për këtë arsye merr peshë dukshëm më të vogël në Bruksel, por edhe në kryeqytetet tjera të BE-së. Për këtë BE-ja duhet ta vendosë këtë temë shumë më përpara në agjendë në bisedimet për anëtarësim të Serbisë dhe t’i japë prioritet shumë më të madh mbrojtjes së pakicave në Serbi. Nuk mund të hyjë në BE asnjë vend që ua heq qytetarëve të vetë shtetësinë pa asnjë arsye”, ka shkruar Von Cramon.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.