Eko Higjiena

Vokrri: Miqësoren me Turqinë shpresojmë ta luajmë në kryeqytet

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri, ka shprehur shpresën se miqësorja e dytë e Përfaqësueses së Kosovës kundër Turqisë, do të zhvillohet në Stadiumin e Qytetit në Prishtinë.

Kjo miqësore pritet të luhet më 21 maj, pasi krerët e FFK-së, Vokrri e Salihu, e aranzhuan atë pas takimit me përzgjedhësin e Turqisë, Fatih Terim, me ndërmjetësimin e ish-presidentit të Fenerbahçes, Ali Shen.

“Turqia është një kundërshtar shumë atraktiv, por për neve çdo ndeshje e përmasave të nivelit të përfaqësueseve është e rëndësisë së veçantë sepse po prezantohet shteti i Kosovës, edhe pse momentalisht pa simbole. Fatih Terim ishte shumë i afërm në raport me ne gjatë këtij takimi dhe ai menjëherë na bëri me dije se është i gatshëm të luajë me Kosovën. Mirëpo, meqenëse me 25 mars Turqia ka ndeshje në Dublin me Irlandën, duhet zgjedhur dy – tri ditë më herët që ata të vijnë në Kosovë. Ai po ashtu ka na ofruar tërë ndihmën e tij seminare të ndryshme në Kosovë për trajner, gjyqtarë etj”, ka theksuar Vokrri për “RTK”-në.

Tutje Vokrri ka shprehur dëshirën që kjo miqësore të luhet në kryeqytet. “Një shtet pa një stadium në kryeqytet është i mangët, prandaj është e nevojshme që të investohet edhe në stadiumin e Prishtinës. Gjatë bisedave të fundit që kam pasur me ministrin Memli Krasniqin dhe kryeministrin Thaçi, ata, janë shprehur të gatshëm të investojnë në stadium. Prandaj duhet një takim tjetër me kryetarin e komunës, Shpend Ahmeti, i cili është një dashamir i madh i futbollit. Shpresoj se kjo gjendje të na mobilizojë të gjithëve. Duhet të bëhet çmos që të bëhen dy stadiume që i plotësojnë kriteret për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare”, ka shtuar Vokrri.

Uji Dea

Ai më tej ka bërë të ditur se të deleguarit e FIFA-s ia kanë dhënë notën 8 nga ajo maksimale 10.

Ndërkohë duke folur për mundësinë që Kosova të jetë pjesë e kualifikimeve për Botërorin 2018, numri një i FFK-së është shprehur: “Ne të gjithë synojmë të jemi në kualifikimet e Botërorit 2018, por është një gjë e cila do të na i vështirësojë këto ambicie. Dihet se ky kampionat do të mbahet në Rusi dhe të gjithë e dimë qasjen e këtij vendi karshi Kosovës, gjë e cila sigurisht se do të jetë një vështirësi plus për neve. Sidoqoftë, ne duhet të vazhdojmë me këtë ritëm me zhvillimin e miqësoreve, pasi po del se edhe miqësoret e kanë rëndësinë shumë të madhe. Paramendoni vetëm në sfidën me Haitin kanë qenë mbi 100 gazetarë dhe kjo është e një rëndësie të veçantë. Besoj se përmes këtyre miqësoreve edhe FIFA edhe UEFA do ta vlerësojnë punën tonë dhe në një të ardhme të afërt do t’i thyejmë edhe barrierat e fundit”.

Vokrri po ashtu ka shprehur shpresën se në një të ardhme të afërt komuna e Prishtinës do t’i përgjigjet pozitivisht kërkesës së FFK-së për ndarjen e një lokacioni për ndërtimin e Shtëpisë së Futbollit, pasi sipas tij tashmë edhe mundësitë për të thithur donacione nga jashtë, derisa nuk e përjashtuar mundësinë që FFK-ja edhe pse nuk është anëtare e familjes së futbollit botëror të përfitojë nga ndonjë program i FIFA-s.