KKVITI

Vokrri iu bënë apel tifozëve

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

I pranishëm në konferencën për shtyp të thirr nga përzgjedhësi Albert Bunjaku ishte edhe kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri. Ai foli për takimin Kosova – Omani dhe Prishtina – Sivasspori. “Jemi në një fazë të re të sensibilizimit të dy ndeshjeve ndërkombëtare. Së pari Prishtina – Sivasspor, dhe më pas ne. Ka pasur mosmarrëveshje që janë munduar të krijohen gjatë këtyre ditëve.

Mobi Casa

Në situatën ku jemi ne, këto dy ndeshje janë në vazhdën e përpjekjeve për ndërkombëtarizim. Iu bëj apel gjithë shikuesve të mbushin shkallët e stadium, ashtu si në miqësoret paraprake”, tha i pari i futbollit kosovar. Prishtina – Sivasspor luhet të shtunën, kurse 24 orë më vonë nis takimi Kosova – Omani.