HW

Vokrri i pëlqyer si lojtar, i përkrahur si kryetar

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Kosova kanë dalë e vazhdojnë të dalin shumë futbollistë. Numri i futbollistëve të lindur e të rritur në Kosovë e që arrijnë nivele të larta po rritet gjithnjë e më shumë. Por sa herë që bëhen vlerësime për lojtarët më të mirë që ka pasur Kosova, pozita e parë nuk vihet asnjëherë në dyshim. Ajo është e rezervuar për Fadil Vokrrin.

Vokrri njihet si legjendë e futbollit kosovar. Përkrahjen që ka pasur Vokrri nuk a ka pasur asnjë futbollist nga Kosova para tij e as pas tij. Edhe ndikimi i tij në futbollin kosovar vlerësohet po aq madhështor, sa edhe përkrahja që kishte nga ata që e pëlqejnë lojën mes dy portave.

Vokrri ka kohë që i ka dhënë fund karrierës si lojtar. Por lojës më të popullarizuar nuk i është ndarë. Vetë atij nuk i është ndarë përkrahja. 55-vjeçari nga Podujeva tani udhëheq Federatën e Futbollit të Kosovës dhe po e ka përkrahjen e madhe të rretheve futbollistike në vend. Derisa si futbollist, përkatësisht si sulmues ishte shumë i pëlqyer e i popullarizuar, si kryetar është shumë i përkrahur. Të paktën e përkrahin ata që e kanë fuqinë që ta largojnë, delegatët e Federatës së Futbollit të Kosovës.

ARKATANA

Vokrri prej shkurtit të vitit 2008 është kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës. Përkrahja e shumicës për të asnjëherë nuk është vënë në dyshim. Në krye të futbollit kosovar ka qenë edhe para 2008-s, si kryetar i Këshillit të Përkohshëm të FFK-së, organ ky që udhëhiqte futbollin kosovar.

http://koha.net/?id=6&l=86051

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.