HW

Vllasi: Kurti dhe Konjufca po manipulojnë, për të “eliminuar” Osmanin nga Presidenca

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Analisti i njohur, Azem Vllasi, ka komentuar situatën aktuale politike në vend, tani që kanë mbetur pak ditë kohë deri në zgjedhjen e presidentit/es të vendit.

Në një prononcim për IndeksOnline, Vllasi ka thënë se kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Jashtëm, Glauk Konjuca, po manipulojnë me partitë opozitare dhe familjen Jashari – për ta “eliminuar” Vjosa Osmanin.

“Kurti e Konjufca po manipulojnë me familjen Jashari, e edhe me PDK-në e LDK-në vetëm për ta eliminuar Vjosa Osmanin, që është kandidatja më serioze për presidente. Familja Jashari u tregua dinjitoze dhe nuk lejon të manipulohet në këto kombinime jodinjitoze” deklaroi Vllasi.

Tutje, ai vlerëson se qëndrimi i PDK-së dhe LDK-së, duke mos propozuar një kandidat për president, dëshmon se këtp dy parti nuk janë kundër Osmanit. Sipas tij, LVV-ja i ka votat për të zgjedhur presidentin e Republikës.

“PDK-ja dhe LDK-ja nuk u deklaruan se kanë kandidat. Kjo nënkupton që ata nuk janë kundër Vjosës. Tash manipulojnë me emrin e Arsim Bajramit, i cili që moti është larguar nga politika dhe nuk mund të jetë konkurrent i Vjosës. Nuk është e vërtetë se LVV-ja nuk i ka votat. Nuk besoj që deputetët e opozitës rrezikojnë që, me mungesën nga salla e Kuvendit, që duhet të jenë 80, të rrezikojnë shkuarje në zgjedhje të reja” shtoi Vllasi.

Në gjykimin e tij, opozita nuk ka përse të mos e votojë Osmanin, pasi zgjedhjet e reja mund t’i nxjerrin në humbje.

Mobi Casa

“Në rast të tillë – ata që bëhen shkak për zgjedhje të reja, në ato zgjedhje do të jenë humbës katastrofal. Prandaj deputetët e opozitës nuk kanë pse mos t’a votojnë Vjosën. E nëse nuk votojnë, atëhere në votimin e dytë nevojitet shumica e thjeshtë. Pra, VV-ja i ka votat” tha Vllasi.

Çka opozita duhet bërë, sipas tij, është që të kuptojë manipulimin që LVV-ja po bën.

“PDK-ja dhe LDK-ja duhet të kuptojnë, sikur që e ka kuptuar familja Jashari, se Kurti e Konjufca po manipulojnë me ta. Dalja më e mirë nga kjo situatë do të ishte nëse PDK dhe LDK e përkrahin Vjosa Osmanin.”

Në mesin e votimit të Osmanit për një mandat të dytë në Presidencë, Vllasi vlerëson se presidentja ka kontribuar më së shumti në ruajtjen dhe forcimin e raporteve me SHBA-në.

“Përveç tjerash, lidhur me përpjekjet për eliminimin e Vjosës, shtrohet edhe një pyetje: Kush është i interesuar për ftohjen e raporteve me SHBA-në, kur po shihet se Vjosa më së shumti ka kontribuar në ruajtjen dhe forcimin e këtyre raporteve?! Xhelozia dhe ambicia për të dominuar vet në pushtet dhe në politikë është veti e dëmshme për shtetin. Kurti duhet ta dijë këtë” përfundoi Vllasi./IndeksOnline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.