RCCOLA

Vjet në Kosovë kanë kërkuar punë 260 mijë veta, 120 mijë të rinj

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Rreth 260 mijë persona kanë kërkuar t’u gjendet një vend i punës dhe prej këtij numri, 120 mijë janë të rinj vetëm në vitin 2012.

Udhëheqësi i Divizionit për punë në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Hafiz Leka, ka thënë se kërkesa për punësim bëhet nga nivele të ndryshme shkollimesh, si nga fakultetet, ashtu edhe nga shkollat profesionale, ka transmetuar koha.net.

Leka ka shtuar se edhe plan-programi si për universitete, e po ashtu edhe për Shkolla të mesme profesionale, nuk është i duhuri dhe ka mbetur me sistem të vjetër, e që, sipas tij, këtu ka ngecur edhe cilësia që marrin studentët dhe të rinjtë.

UBT

Ndërsa, nga Ministria e Arsimit bëhet e ditur se 59 shkolla profesionale janë në funksion, me çfarë po synohet të zhvillohet cilësia profesionale për uljen e papunësisë në Kosovë dhe se plan-programi korrespondon me nevojat e tregut të punës.

E, sekretari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se në Kosovë duhet bërë edhe më shumë për krijimin e vendeve të punës, pasi numri mbetet i madh.

Pavarësisht se të gjithë janë të interesuar për krijimin e sa më shumë vendeve të punës, shifrat e papunësisë në vend vazhdojnë të jenë të pandryshuara prej kohësh. Ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se orientimi në shkolla profesionale do të mundësonte sadopak zbutjen e papunësisë në vend.