Vjeshta në Kamenicë e bukur, por mungojnë njerëzit, rinia, e zbrazët dhe për gjynah?

Kamenicë – Kreu i Kamenicës Kadri Rahimaj ka postuar disa foto në rrjetet sociale dhe ka shkruar “Mirëmëngjesi nga Kamenica e bukur”, por komentuesit e kanë gozhduar kreun e këtij qyteti duke thënë se Kamenica po duket e zbrazët dhe për gjynah.

“Mirëmëngjesi nga Kamenica e bukur. Pamjet e vjeshtës na i sjell objektiva e Lind Rexhepit, që secili prej nesh ta fillojmë javën mbarë” ka shkruar Kadri Rahimaj.

Por të menjëhershme kanë qenë reagimet e komentuesve nga ky qytet.

Lazim Dërmaku ka shkruar:” Vjeshta e bukur amo badihava kur rinia iku”.

Edhe Gëzim Krasniqi ka shkruar: “Ku janë njerëzit o kryetar e zbrazët për gjynah me e kshyr pa rini pa njerëz”.

Ndërsa Eroll Canolli ka ironizuar:”Kryetar e kam ni pyetje. A edhe ditën ka or policore në Kamenicë”./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS