Fundamenti

Vjen me album live

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Këngëtarja Vjosa Emini e njohur si këngëtare e muzikës popullore, sapo ka realizuar albumin e saj më të ri live, i cili përmban dymbëdhjetë këngë të reja. Vjosa ndjehet e kënaqur me këtë projekt, mbase çdo këngë thotë se e ka punuar me mjaftë përkushtim ne Bimin dhe Kenanin. “Jam shumë e lumtur me punën e albumit, uroj që të pëlqehet në publik. Këngët e albumit janë të zhanrit popullor dhe janë të gjitha të kënduara live”, ka thënë ajo për “Zëri”.

Albumit do t’i paraprijë edhe një videoklip, i cili shumë shpejt do të plasohet në treg. “Videoklipi do të jetë me shumë surpriza për adhuruesit e këngës sime”, shton ajo. Karrierën muzikore Vjosa e nisi po me këtë zhanër popullor, prandaj kjo bënë që ajo mos ta ndryshoj stilin dhe interpretimin e saj. “Zhanri i cili më fle më shumë në shpirt është ai popullor, aty e gjej veten, shpresoj që të njëjtin mendim ta kenë edhe adhuruesit e mi, për të cilët do të mundohem që gjithmonë të sjell atë që ata dëshirojnë nga unë”, thekson ajo.

GRANDEMALL

Vjosa në të ardhmen planifikon të realizoj një duet të ri me motrën e saj Adelinën. “E kemi diskutuar shumë herë me Adelinën, po zakonisht ne i bëjmë planet afatgjate, kështu që shumë shpejtë do të sjellim një befasi për të gjithë ata që e duan dhe e vlerësojnë muzikën tonë”, shton ajo. Vjosa tani në këtë sezon bënë të ditur se mjaftë shumë është e angazhuar edhe me mbrëmje muzikore nëpër dasma e ahengje të ndryshme familjare.

“Sikurse çdo vit tjetër, edhe këtë vit jam shumë e angazhuar edhe me dasma e ahengje të ndryshme gazmore, ku po kaloj mjaft mirë me adhuruesit e mi”, shprehet ajo. Kohën e lirë Vjosa e kalon me vajzën e saj Tiarën, e cila thotë se ia ka ndryshuar në tërësi jetën e saj. “Unë jam nënë e një vajze që e dua më së shumti në botë. Tiara është ajo që e ka ndryshuar në tërësi jetën time, thjeshtë me të ndihem nëna më e lumtur në botë”, shprehet në fund ajo.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.